Kush sa humbi dhe sa fitoi në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës (Infografik)

Zgjedhjet e djeshme për Këshillin e Tetovës e kanë ndryshuar përbërjen paraprake, e cila u zgjodh më 17 tetor të vitit 2021, njofton Portalb.mk.

Sipas rezultateve të cilat i ka publikuar KSHZ, Lëvizja BESA ka fituar 12 mandate apo 4 më shumë se vitin e kaluar, ndërkaq BDI ka fituar 11 mandate, apo 1 më shumë. Aleanca për Shqiptarët nuk ka marrë asnjë këshilltar, ndërkaq PDSH dhe Alternativa nga 1. Në kampin maqedonas, VMRO-DPMNE ka marrë 4 mandate, ndërkaq LSDM 2.

Këshilli i Tetovës

Në zgjedhjet e vitit 2021, BDI i ka ikur Lëvizjes BESA 1.747 vota, por në zgjedhjet e djeshme Lëvizja BESA e ka përmbysur rezultatin duke i ikur BDI-së 918 vota.

Krahasuar me vitin 2021, gjatë zgjedhjeve të djeshme të gjitha partitë, përveç Lëvizjes Besa kanë pasur rënie të votave. Për dallim prej vitit 2021, me këto zgjedhje jashtë Këshillit të Tetovës kanë mbetur iniciativa “Më mirë për Tetovën” dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilët paraprakisht kishin nga 2 këshilltarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button