Durrës, burri në polici: Më rreh çdo natë gruaja

Një 25-vjeçare është denoncuar nga bashkëshorti i saj një vit më i madh për ushtrim dhunë. E reja është marrë në pyetje sot nga policia e Durrësit për të dhënë versionin e saj në lidhje denoncimin që ka kryer i shoqi.

Burime nga policia thanë për NOA.al se V.Q, 25 vjeçe është denoncuar nga bashkëshorti i saj, 26 vjeçar për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.

I riu i tha policisë se prej disa kohësh kishte konflikte me bashkëshorten e tij dhe ajo e godiste me sende të forta në banesë pothuajse çdo natë ndërsa e kërcënonte se do ta vriste.

Për të shpëtuar nga gruaja, 26-vjeçari kërkoi ndihmën e policisë e cila plotësoi kërkesën për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes në ngarkim të tij.

Ndërkohë që V.Q, deklaroi se bashkëshorti kërkonte të ndahej prej saj dhe për të mos mbajtur asnjë përgjegjësi është ankuar se dhunohej. /noa

Lajme të ngjashme

Back to top button