Janë sulmuar ushtarët shqiptarë nga tre persona të dyshuar si agjentë rusë

Dy ushtarë shqiptarë, roje të fabrikës së prodhimit të armëve në qytezën e Gramshit, janë sulmuar të shtunën nga 3 shtetas rusë, shkruan REL. 

Personat e arrestuar janë 2 shtetas rus, një burrë 24 vjeç dhe një grua 33 vjeçare, si dhe një shtetas ukrainas 25 vjeç.

Në një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama lavdëroi ushtarët që “neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh” por nuk dha detaje tjera mbi incidentin.

Shqipëria është pjesë e aleancës ushtarake të NATO-s që nga viti 2009.

Uzina e Gramshit është një ndër tre uzinat ushtarake të Forcave të Armatosura dhe që është përfshirë në procesin e demontimit dhe shkatërrimit të municioneve të tepërta.

Rusë në bazën ushtarake të Pashalimanit

Në 14 tetor të vitit 2014-të tre shtetas rusë u ndaluan pranë bazës ushtarake të Pashalimanit, pasi dyshoheshin se ishin agjentë të FSB-së, shkruan ABC.

Në momenitn e ndalimit ata theksuan se ishin gazetarë dhe se kishin ardhur në Shqipëri për të bërë një dokumentar për vendete anëtare të NATO-s.

Por e gjithë kjo ngjarje mbeti sekret për rreth 1 vit për publikun shqiptar. Ndërkohë që ardhja e rusëve në Pashaliman është diskutuar në atë kohë edhe në zyrat e NATO-s, pas dyshimeve të forta se agjentët e FSB-së po mblidhnin informacion mbi të gjitha bazat ushtarake të vendeve të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button