Murtezani nga Alternativa: Jemi të kënaqur me rezultatin në Tetovë (VIDEO)

Orhan Murtezani nga partia Alternativa nëpërmjet një kumtese për shtyp ka deklaruar se janë të kënaqur me rezultatin nga zgjedhjet e sotme për Këshillin e Komunës së Tetovës, njofton Portalb.mk.

“Ndonëse kjo ishte parti e parë në zgjedhje si parti në vete, ne jemi të kënaqur nga ky rezultat, ndonëse pritjet tona kanë qenë më të larta, kjo edhe konform angazhimit dhe punës që kemi bërë jo vetëm në këtë fushatë, por në përgjithësi për Tetovën. Sidoqoftë kjo dëshmon se Alternativa ka qëndrueshmëri stabile në Tetovë dhe se vlerësimi që na është bërë në dy palë zgjedhje në të kaluarën ka qenë jokorrekt”, deklaroi Murtezani.  

Ai shtoi se dita e sotme zgjedhore ka qenë e qetë pa ndonjë incident që do të dëmtonte procesin zgjedhor dhe pa ndonjë abuzim që do të luhate besimin e tyre në rezultatin zgjedhor.

“Ndonëse ka pasur raste kur partitë që kanë qeverisur dhe që po qeverisin aktualisht Tetovën kanë përdorur edhe mjete rrethanore dhe të padenja për një proces demokratik, duke besuar se ato janë raste të izoluara do të konstatojmë se sot Tetova dhe tetovarët dëshmuan pjekuri demokratike për [ka i përgëzojmë. Dëshirojmë t’ua urojmë fitoren atyre që kanë marrë numër më të madh të votave dhe numër më të madh të këshilltarëve, duke marrë përsipër edhe numrin më të madh të përgjegjësive”, deklaroi Murtezani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button