Abdullai nga “Më Mirë për Tetovën”: Rezultati nuk i plotëson pritshmëritë tona (VIDEO)

Elmedina Abdullai nga iniciativa “Më Mirë për Tetovën” në një prononcim për Portalb.mk, deklaroi se rezultati nga zgjedhjet e sotme për Këshillin e Komunës së Tetovës nuk i plotëson pritjet e tyre, por megjithatë do të vazhdojnë aktivitetin e tyre, pavarësisht nëse do të jenë ose jo në Këshill, njofton Portalb.mk.

“Rezultatet e zgjedhjeve nuk i plotësojnë pritshmëritë tona, është rezultat real, ajo është përkrahja që e morëm prej qytetarëve. Gjithsesi i falënderojmë të gjithë qytetarët që na kanë përkrahur, që kanë besim që kemi pasur besim shumë të sinqertë. Por, kjo nuk do të thotë se do të ndalemi këtu. Pa marrë parasysh se si do të jetë rezultati përfundimtar. Ne jemi apo nuk jemi në Këshill, ne do vazhdojmë me aktivitetet tona. Kemi bindjen që do të arrijmë sukses dhe ashtu siç e kemi thënë prej fillimit, vazhdojmë të themi që ne do të luftojmë për një Tetovë më të mirë. Ne kemi thënë edhe më parë se nuk varemi nga politika, por ne jemi aktivistë dhe do të vazhdojmë me aktivizimin tonë siç kemi bërë dhjetë vitet e fundit”, deklaroi Abdullai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button