Sulejmani: Lëvizja BESA ka 1.000 vota epërsi ndaj BDI-së (VIDEO)

Sadat Sulejmani nga Lëvizja BESA, nëpërmjet një konference për shtyp shpalli fitoren e kësaj partie në zgjedhjet e sotme për këshilltarë të Komunës së Tetovës. Sipas tij, Lëvizja BESA ka epërsi ndaj BDI-së 1.000 vota, njofton Portalb.mk.

“Në vitin 2021 BDI-ja ishte me 1.700 vota para nesh, ndërsa pas një viti, në këto zgjedhje të 20 gushtit ne jemi 1.000 vota para BDI-së. Dua të ju njoftoj në disa nëndegë që kemi fituar bindshëm. Për herë të parë e mposhtim bastionin e Ali Ahmetit – Vicën. Si gjithmonë që nga viti 2014-të, bastioni i palëkundshëm i Lëvizjes BESA Teteks 1 me dallim 420 vota. Cetinska me dallim 300 vota. Poroj me dallim 220 vota. Teteks 2 me dallim 210 vota. Reçica i mbetet Besar Durmishit. Çarshia e Epërme i mbetet Bilall Kasamit. Dua t’i përmendi edhe disa pjesë tjera siç janë Gam-Gami, Qendra, Bregu i Diellit, Liseci dhe Bozovca që kemi epërsi me numër të madh të votave”, deklaroi Sulejmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button