Ahmeti tregoi sa vota ka marrë BDI në zgjedhjet për këshill në Tetovë (VIDEO)

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në një konferencë për mediat tha se nga 76% të votave të numëruara në zgjedhjet për përbërjen e re të Këshillit Komunal të Tetovës, prin Lëvizja Besa, dhe pas saj BDI-ja, shkruan Portalb.mk

Nga 76% të votave të numëruara rezultatet janë si vijojnë, tregoi Ahmeti:

  • BESA – 8341
  • BDI – 7706
  • VMRO – 2169
  • LSDM – 1316
  • PDSH – 788
  • ALTERNATIVA – 699
  • ALEANCA – 614
  • MË MIRË PËR TETOVËN – 414
  • LEVICA – 347
  • PARTIA TURKE – 164
  • PARTIA ROME – 104
  • INTEGRA – 94

“Mospjesëmarrja është shumë e lartë dhe në kohë jo të duhur, por kjo është demokracia dhe ne e kemi respektuar. Pavarësisht se këto zgjedhje kanë qenë të pavullnetshme, megjithatë duhej ligji të respektohet, për mungesë të eksperiencës së udhëheqësve aktual të komunës, duhej të organizoheshin zgjedhjet për këshillin” u shpreh Ahmeti duke shtuar se uron që këshilli i ardhshëm të jetë funksional dhe të mos bëjë gabimet e mëparshme që të organizohen sërish zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button