Parrulla kundër kryepeshkopit serb dhe Edi Ramës

Rrethohet katedralja në Tiranë me parulla dhe trakte kundër kryeministrit Rama dhe kryepeshkopit serb Irinej. Aktivistët e Aleancës KuqeZi kanë mbushur kangjellat e katedrales që në orët e para të mëngjesit me parulla kundër Edi Ramës dhe kryepeshkopit Irinej.

Në prag të hyrjes dhe fillimit të Meshës Aleanca Kuq e Zi nuk ka nguruar të vendosin dhjetëra parulla në mes të shiut të dendur, por me ndërhyrjen e policisë ata kanë përfunduar në komisariat dhe janë shpërndarë nga policia. Policia ka ndaluar 6 protestues dhe ka shoqëruar disa të tjerë duke përdorur dhunën.

Policia e Tiranës ndaloi tre organizatorë të protestës (R.R, A.N, B.M) kundër takimit kryeministrit Rama dhe kryepeshkopit serb Irinej. Drejtoria policisë kërcënoi drejtuesit e lëvizjes dhe refuzoi të pajisë Aleancën Kuqezi me leje për protestë përpara Katedrales së re “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, teksa pritet të kryhet shenjtërimi i saj nga Tërëshenjtëria e tij Patriarku Ekumenik Bartolomeu I.

Protesta e Aleancës Kuqezi lidhet me praninë e kryepeshkopit serb Irinej në këtë ceremoni.

Sipas Aleancës KuqeZi, kryepeshkopi i Serbisë është kundër NATO-s dhe BE-së. Ai është shprehur kundër historisë së Shqipërisë, dhe ka deklaruar se “Kosova është Serbi” si dhe “Serbia më mirë jashtë BE, se pa Kosovën”.

Aleanca kuqezi deklaron se “takimi i Ramës me kryepeshkopin serb është i paprecedent”. Aleanca akuzon policinë se refuzoi çdo kërkesë për protesta, se ka kërcënuar organizatorët e protestave dhe sillet sipas saj, sikur të jetë në Serbi.

Kryepeshkopi serb dhe të tjerë kryepeshkopë të botës ortodokse janë në këto momente të pranishëm në ceremoninë e shenjtërimit të Kishës së re katedrale, nga Tërëshenjtëria e tij, Patriarku Ekumenik Bartolomeu I. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button