Sulejmani i Lëvizjes BESA: Sipas informacioneve tona, fitojmë bindshëm (VIDEO)

Sadat Sulejmani nga Lëvizja BESA në konferencë për shtyp njoftoi se sipas informacioneve të tyre, ata po fitojnë bindshëm në zgjedhjet e sotme për zgjedhjen e këshilltarëve të Komunës së Tetovës, njofton Portalb.mk.

“Tani, fillon procesi i numërimit, bëj apel deri te të gjithë komisionarët dhe vëzhguesit që të jenë të kujdesshëm në numërimin e votave për arsye që të mos verdikti apo vullneti i tetovarëve. Sa i përket informacioneve që i kemi ne në terren, fitojmë bindshëm, por megjithatë, me ardhjen e informacioneve nga kutitë e votimit në ora 21.00 do të kemi dhe një pres konferencë ku së bashku do ta festojmë fitoren”, tha Sulejmani.

Ai e kritikoi liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe funksionarë tjerë, pasi që sipas tij, e kanë shkelur heshtjen zgjedhore.

“Sa i përket procesit zgjedhor, nuk kemi evidentuar ndonjë problem të dukshëm, por megjithatë ende jemi në pritje të procesverbaleve, të shohim a ka ndonjë problem në ndonjë vendvotim. Përveç se e keni evidentuar edhe ju, e keni parë se nga frika e humbjes, lideri i BDI-së, bashkë me disa funksionarë të tij, e prishën heshtjen zgjedhore”, tha Sulejmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button