Dauti nga KKZ: Numri i votuesve është më i ulët në krahasim me zgjedhjet e fundit

Vijon procesi zgjedhor për këshillin komunal në Komunën e Tetovës. Nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) njoftojnë se procesi po zhvillohet në rregull dhe se deri ora 17:00 nuk ka të paraqitur ndonjë incident i cili dënohet me ligj, shkruan Portalb.mk.

Nazmi Dauti nga KKZ Tetovë deklaroi se nuk ka probleme të paraqitura nga asnjë këshill zgjedhor.

“Sipas informacioneve të fundit të marra, të drejtën e tyre të votës deri ora 17:00 e kanë shfrytëzuar 23.366 qytetarë që në përqindje i bie 27. 79%. Në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kemi numër më të vogël të votuesve”, deklaroi Dauti.

Për krahasim, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, deri në këtë orë kanë votuar 27.364 votues, gjegjësisht 33.81%.

Sa i përket ndërprerjes së rrymës në Tetovë për disa minuta, Dauti tha nuk ka pasur ndikuar në procesin zgjedhor, i njëjti ka vazhduar në formë të rregullt.

Për sa u përket të dhënave për daljen e votuese të prezantuara nga KKZ dhe KKZ që ndonjëherë nuk janë të njëjta, ata thonë se të njëjtat në momentin që prezantohen janë të sakta dhe se vazhdimisht procedohen, që sipas tyre informacioni zyrtar apo përfundimtar është ai në ueb-faqen e KSHZ-së.

Gjatë pas ditës, vizituam edhe vend-votimin 1930  ku pamë se si zhvillohet procesi zgjedhor aty.

“Procesi filloi në ora 7:00 nuk patëm asnjë pengesë, aparati biometrik funksionoi mirë, jo si herave tjera që patëm pak paregullësi. Dalja e votuesve disi ka një rritje në krahasim me ato prej para një viti. Nuk ka pasur ndonjë incident”, deklaruan nga ky vend-votim.

Komuna e Tetovës në këto zgjedhje numëron gjithsej 84.072 votues të shpërndarë në 117 vendvotime. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021 gjithsej votuan 38.350 votues apo 44.81% nga numri i përgjithshëm. 36.842 fletëvotime ishin të vlefshme, ndërkaq 1.508 të pavlefshme.

Këshilli i Komunës së Tetovës sot mban zgjedhe për këshilltarët komunal pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button