DEBAT: Të ketë orë për vullnetarizëm dhe ky lloj aktiviteti të pranohet nga fakultetet dhe shkollat e mesme

Vullnetarët nuk paguhen – jo sepse janë të pavlerë, por sepse nuk ka çmim që i ka paguan. Këtë mesazh e shprehën disa bashkëbisedues në debatin e së premtes onlajn “Rinia dhe vullnetarizmi”, që u organizua nga Fondacioni Metamorfozis. Zhvillimi i ndërgjegjësimit më të madh shoqëror për vullnetarizmin, përfshirja e orëve për vullnetarizëm për të rinjtë në arsim dhe pranimi i aktivitetit vullnetar të gjimnazistëve dhe studentëve në suksesin e përgjithshëm arsimor në shkollat e mesme dhe fakultete ishin vetëm disa nga idetë që u paraqitën gjatë debatit, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

Debatin e hapi Andrew Brand, shef i programeve në Ambasadën Britanike në Shkup, i cili iu referua të dhënave të Kombeve të Bashkuara se një miliard njerëz në botë janë vullnetarë aktivë dhe pothuajse çdo i treti person i ri ka raportuar se kishte përvojë me vullnetarizmin. Vullnetarizmi është shpesh përvoja e parë e angazhimit qytetar për të rinjtë dhe vlerësohet se në mbarë botën ka rreth 600 milionë të rinj vullnetarë.

Andrew Brand; Foto: Pamje nga debati

“Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Këshilli Kombëtar për Organizatat Vullnetare të Mbretërisë së Bashkuar, në vitin 2020/2021 16,3 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar ‘formalisht’ kanë kryer punë vullnetare, përkatësisht nëpërmjet ndonjë organizate si: grup, klub ose entitet tjetër”, tha Andrew Brand gjatë debatit.

Marko Gjorgievski, drejtor i Agjencisë Kombëtare për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri, u ndale në programin ndërkombëtar të vullnetarizmit Korpusi Evropian i Solidaritetit i themeluar nga BE. Ai vuri në pah se dalja jashtë vendit si vullnetar nga vendi ynë është shumë më pak e përfaqësuar sesa ardhja e vullnetarëve të huaj nga vendet e tjera tek ne.

Në Maqedoni çdo vit vijnë nga 120 vullnetarë, tha Gjorgievski dhe shtoi se nëpërmjet këtij programi të rinjtë kanë mundësi të vizitojnë ndonjë shtet tjetër, të shohin mënyrën e jetesës atje, të takojnë të rinj të tjerë, të krijojnë lidhje dhe t’i ndërtojnë kapacitetet e tyre nëpërmjet edukimit joformal.

Marko Gjorgievski; Foto: Pamje nga debati

Gjorgievski shpjegoi se nga viti 2021, nëpërmjet programit, vullnetarizmi mund të realizohet në vetë shtetin, kështu që të rinjtë nga Ohri mund të shkojnë vullnetarë në Sveti Nikollë apo në ndonjë qytet tjetër të vendit.

Për më tepër, përmes Korpusit Evropian të Solidaritetit, vullnetarizmi mund të zhvillohet nga 2 deri në 12 muaj si një aktivitet pa pagesë, por në këtë rast secili vullnetar merr fonde për udhëtime, akomodim, ushqim, sigurime dhe para xhepi, që varet nga vendi ku zhvillohen aktivitetet.

Nëpërmjet vullnetarizmit, të rinjtë mund të fitojnë përvojë të mirë, me të cilën i përforcojnë kompetencat e tyre. Kjo nuk duhet të përzihet dhe zëvendësohet me përvojë pune apo punë, sqaroi drejtori i Agjencisë Kombëtare.

Ai beson se vullnetarizmi tek ne duhet të ngrihet në një nivel më të lartë, sepse është më pak i zhvilluar në krahasim me atë që po ndodh në Evropë. Gjorgievski përmendi shembullin e Probishtipit, ku një grup joformal prej pesë të rinjsh fitoi një projekt për afirmimin e zejeve të vjetra, kurse të rinjtë kishin një projekt të shkëlqyer.

Politikbërësit, së bashku me organizatat më të prekura dhe më të vetëdijshme për problemet, duhet të shohin se çfarë mund të përmirësohet së bashku në të ardhmen, për t’iu mundësuar realisht të rinjve të realizojnë aktivitete vullnetare”, tha drejtori i Agjencisë Kombëtare për Programet Evropiane për Arsimit dhe Lëvizshmëri.

Metin Muaremi, kryetar i Qendrës për Edukim dhe Zhvillim (QEZH) tha se organizata e tyre ekziston për 15 vjet dhe punon kryesisht në rajonin e Pollogut dhe ka përvojë me vullnetarë të rinj, si nga komuniteti lokal ashtu edhe me vullnetarë që vijnë nga jashtë.

Metin Muaremi; Foto: Pamje nga debati

Ai thotë se deri më tani kanë pasur mbi 500 vullnetarë vendorë të përfshirë në aktivitete të ndryshme, si dhe mbi 30 vullnetarë të huaj, në radhë të parë të rinj. Për të bërë diçka të mirë në shoqëri, motivimi dhe përfshirja janë tre elementët që të rinjtë të kuptojnë se diçka mund të bëhet në komunitet, tha Muaremi.

Vullnetarizmi u ndihmon të rinjve të zhvillojnë kapacitetet e tyre dhe u mundëson të krijojnë rrjete me kontakte të shumta për karrierë më të mirë në të ardhmen.

“Duhet të punohet në ndërgjegjësimin jo vetëm të të rinjve, por edhe të institucioneve, se vullnetarizmi duhet të njihet si përvojë”, tha ai.

Kryetari i Qendrës për Edukim dhe Zhvillim përmendi se në organizatën e tyre vazhdimisht ka thirrje të hapur për vullnetarë vendorë dhe të rinjtë mund të përfshihen përmes punës në zyrë, aktiviteteve të organizatës apo iniciativave të tyre që do të realizoheshin përmes organizatës.

Motivimi i tyre është shumë i rëndësishëm, thotë Metini, duke shtuar se vullnetarët e huaj janë shembull pozitiv veçanërisht për të rinjtë e zonës, sepse kur shohin se si ata, p.sh., i mbledhin mbeturinat në Tearcë apo Tetovë, kjo ndikon edhe te të rinjtë vendas të pyesin veten se çfarë po pres unë.

Mariana Angellova, sekretare e përgjithshme e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë, në debatin onlajn theksoi se të rinjtë shpesh e praktikojnë vullnetarizmin për çështje dhe probleme për të cilët ata interesohen më së shumti. Ajo shtoi se të rinjtë duhet të kenë mbështetjen e duhur gjatë vullnetarizmit, por edhe të kenë lirinë absolute për të organizuar idenë apo veprimin e tyre dhe për të marrë vendime vetë. Këtu, më së shpeshti, janë organizatat rinore ato që i mbështesin aksionet lokale të vullnetarëve, thotë Angellova.

Ajo që nuk del në pah janë sfidat me të cilat përballen të rinjtë, pra fakti që puna e tyre vullnetare dhe idetë krijuese nuk njihen gjithmonë nga vendimmarrësit, madje edhe nga organizatat rinore. Puna e tyre nuk vlerësohet shpesh, ndaj nuk ka asnjë ndjenjë respekti për punën e komunitetit, shton ajo.

Mariana Angellova; Foto: Pamje nga debati

Angellova tha se vullnetarizmi rrit ndjenjën e përkatësisë në komunitet, por gjithashtu ndihmon në zhvillimin e aftësive të caktuara për zhvillimin e të cilave sistemi arsimor ndoshta nuk ndihmon aq shumë, si: aftësia për të punuar nën presion, aftësitë komunikuese, aftësitë organizative, aftësitë drejtuese apo punë në grup.

Andrej Naumovski, koordinator i projektit në Qendrën Vullnetare Shkup, në debatin onlajn përmendi se vullnetarizmi është ndjenjë e përkatësisë, mënyra të reja të punës, njohja e kulturave të reja dhe më shumë udhëtime. Ai shton se ka stigmatizim për vullnetarizmin, si për shembull pse të punosh pa para.

Ai përmendi se Qendra Vullnetare Shkup deri më tani ka dërguar më së shumti vullnetarë përmes programit të mëparshëm EVS dhe Korpusit ekzistues të Solidaritetit Evropian, duke shtuar se vullnetarët nga Maqedonia të cilët punojnë si vullnetarë jashtë vendit sjellin përvojë nga vendet e huaja.

“Vullnetarizmi duhet të fillojë nga ne, duhet të fillojmë ta kërkojmë në vetë”, i porositi Naumovski të rinjtë, duke shtuar se mbetet që organizatat dhe kompanitë të gjejnë një mundësi për t’i përfshirë si vullnetarë.

Andrej Naumovski; Foto: Pamje nga debati

Ai shton se ka nevojë më të madhe për vullnetarizëm dhe interesim të të rinjve për t’u përfshirë në mbrojtjen e mjedisit jetësor edhe atë jo vetëm për pastrimin, por edhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ka edhe aktivitete që lidhen me shëndetin mendor ose të drejtat e njeriut si temë për vullnetarizmin e të rinjve.

Naumovski tha se në vendin tonë vetëdija shoqërore për vullnetarizmin është e ulët, por edhe se duhet bërë dallimi në mes të vullnetarizmit dhe praktikës, duhet bërë dallim që të dihen përfitimet e të njëjtit. Megjithatë, vullnetarizmi nuk duhet të jetë vetëm aktivitet i të rinjve, vazhdoi Andrej, duke shtuar se si personat e punësuar ashtu edhe pensionistët duhet të motivojnë dhe të jenë shembull real për të motivuar të rinjtë për aktivitete vullnetare. Një orë punë vullnetare në ditë ose në javë mund të thotë shumë për njerëzit e tjerë dhe për komunitetin, shtoi Andrej Naumovski.

Ai shtoi se vullnetarët në organizatën e tyre punojnë në revistën dhe podcastin Voices, një revistë e cila është e dedikuar prej të rinjve për të rinjtë, kanë aktivitete me fëmijët në shkollën “Zlaten Sremac” dhe me fëmijët në Qendrën Ditore për Fëmijët e Rrugës. në Shuto Orizarë. Qendra Vullnetare e Shkupit aktualisht ka nëntë vullnetarë nga jashtë nga disa vende evropiane.

Sinisha Stankoviq, vullnetar në disa organizata të shoqërisë civile, ndau përvojën e tij të vullnetarizmit, në debatin e sotëm onlajn, duke theksuar se si përvojë kontribuon në lirinë e shprehjes, lirinë e lëvizjes, dëgjimin e mendimeve dhe është mjedis i sigurt pa paragjykime dhe stereotipa që e rrit tolerancën.

Si avantazhe të vullnetarizmit, Stankoviq theksoi përvetësimin e një rrjeti të të rinjve të kontakteve, përvojën e paçmuar, si dhe zhvillimin e ndjeshmërisë për njerëzit e tjerë.

Vullnetari i ri Sinisha Stankoviq; Foto: Pamje nga debati

Ai beson se vullnetarizmi, sidomos këtë vit, është përmirësuar tek të rinjtë. Ai shton se sidomos papunësia e të rinjve, pozita dhe burimet janë faktorë kufizues për përmirësimin e aktivitetit vullnetar tek të rinjtë.

Stankoviq tha gjithashtu se shtrohet pyetja se sa janë përfaqësuar vullnetarët dhe aktiviteti i tyre në mediat e vendit tonë përmes shembujve pozitivë, siç është ndihma e të rinjve përmes Kryqit të Kuq në aksionin e madh për vaksinimin masiv të popullatës.

Propozimi i tij në debatin e sotëm është që në vend të përfshihen orë vullnetare që do të motivojnë gjimnazistët dhe studentët të marrin pjesë në aktivitete vullnetare. Ai tha se fakultetet dhe shkollat ​​e mesme përfshijnë dhe njohin si sukses në arsimimin e përgjithshëm të të rinjve vetëm pjesëmarrjen në gara, por jo edhe vullnetarizmin.

Debati i sotëm, i organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, është pjesë e projektit “Lajme të besueshme për të rinjtë e fuqizuar”, që financohet nga UK Aid nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button