Manchester United dhe Real Madrid pajtohen për transferimin e Casemiro-s te klubi anglez

Manchester United do të nënshkruajë kontratë me mesfushorin e Real Madridit, Casemiro, pasi palët kanë rënë dakord të premten për kalimin e lojtarit brazilian në klubin anglez të Premierligës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Manchester United me kënaqësi njofton se klubi ka arritur një marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Casemiro-s”, thuhet në një deklaratë të skuadrës.

“Transferimi mbetet subjekt i marrëveshjes së kushteve personale, kërkesave për vizë në Mbretërinë e Bashkuar dhe testeve mjekësore”, sipas klubit, duke shtuar se ata “me padurim presin” ta shohin Casemiro-n në Old Trafford.

Real Madridi falënderoi 30-vjeçarin Casemiro për shërbimin e tij për skuadrën spanjolle.

“Real Madridi është dhe do të jetë gjithmonë shtëpia e tij dhe ne i urojmë atij dhe gjithë familjes së tij fat në këtë kapitull të ri të jetës së tij”, tha klubi mbretëror.

Klubi madrilen shtoi se do të ketë një ceremoni lamtumire të hënën për Casemiro-n, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

Casemiro ishte shtyllë kryesore në Real Madrid pasi fitoi 18 tituj skuadrën, përfshirë pesë trofe të Ligës së Kampionëve të UEFA-s dhe tre kampionate spanjolle të La Ligës.

Ai iu bashkua Real Madridit në vitin 2013 dhe kishte një huazim për një sezon në Porto të Portugalisë.

Casemiro shënoi 31 gola dhe pati 29 asistime në 336 paraqitje për Real Madridin.

Mesfushori mbrojtës me përvojë ndihmoi gjithashtu kombëtaren braziliane të fitonte titullin Copa America 2019.

Ai ka regjistruar 63 paraqitje ndërkombëtare për Brazilin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button