Kosovarët, këta duhanxhinj të regjur

Se kosovarët janë duhanëpirës të regjur, kjo nuk ka pasur ndonjë dilemë, së paku deri më tash. Por, se nuk respektojnë as ligj dhe as rregull për të pirë ku të munden e si të munden, edhe këtë pak kush e vë në dyshim. Megjithatë, trendi i duhanpirjes, duket se ka shënuar rënie. Kështu së paku rezulton në një sondazh të kryer nga Kolegji Universum dhe IziSurvey. Bazuar në këtë sondazh, del se pirja e duhanit në Kosovë është jo më shumë se 32%.

Gjithashtu sondazhi tregon se mosha e cila e konsumon më së shumti duhanin del të jetë ajo 35-45 vjeç. Të dhënat tregojnë se afërsisht gjysma e kësaj grupmoshe, thonë se janë duhanpirës.
Por, këta që konsumojnë cigaren, rezulton se e bëjnë në sasi të mëdha. Vetëm 41% e të anketuarve kanë deklaruar se pinë më pak se një pako duhani në ditë, ndërsa 22% e tyre konsumojnë së paku një pako e gjysmë në ditë.

Sidoqoftë, problem në vete mbetet edhe më tej zbatimi i Ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit në ambiente publike dhe të mbyllura. Bazuar në këtë sondazh, del se vetëm 4% e të anketuarve, nuk kanë hasur asnjëherë të pinë apo jenë dëshmitar të pirjes së duhanit në vende të mbyllura. Përkundër kësaj, 54% thonë se kjo ka ndodhur shpesh ndërsa 16% thonë të jenë dëshmitar i thyerjes së ligjit mbi duhanin gjatë gjithë kohës./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button