100 mijë denarë për fituesin e Çmimit të Vitit

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka shpallur konkursin për Çmimin e Vitit, ku të rinjtë do të kenë mundësi deri më 1 shkurt të vitit 2023 të aplikojnë me punimet e tyre, transmeton Portalb.mk.

“Të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs kanë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në 35 vjet. Punonjësit e Bankës Popullore dhe anëtarët e Këshillit të Bankës Popullore nuk kanë të drejtë për pjesëmarrje në Konkurs”, raportoi Banka.

Konkursin e publikuar theksohen kriteret që duhet të plotësohen nga punimet, tema e të cilave duhet të jetë nga sfera e makroekonomisë, bankat dhe sistemi bankar.

“Autorët në Konkurs për zgjedhje të punimit më të mirë kanë të drejtë të konkurrojnë edhe me punimet të cilat tashmë janë publikuar, por jo para 1 janarit të vitit 2021. Një autor ka të drejtë të parashtrojë vetëm një punim. Punimet dorëzohen në gjuhën maqedonase, shqipe ose atë angleze”, raportoi Banka.

Punimet duhet të dorëzohen në e-mailin [email protected].

“Çmimi i Vitit i Bankës Popullore për punimin më të mirë (çmimi i parë) është 100.000,00 denarë, neto. Nëse Këshilli për Vlerësim vlerëson se punimi i dytë është gjithashtu me një cilësi afër punimit më të mirë, Banka Popullore mund të ndajë edhe çmimin e dytë në shumë prej 50.000,00 denarë, neto”, sqaroi Banka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button