CNN shkruan për Ksamilin: Është përrallor

Media prestigjioze CNN ka listuar disa nga vendet më të vizituara për këtë sezon turistik, sidomos për amerikanët. Ksamili ishte një prej tyre.

“Shumë më pak i vizituar nga turistët se Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, Gadishulli Ballkanik i Shqipërisë është një sekret që ruhet nga afër mes udhëtarëve të zgjuar,”-  shkruan CNN, raporton EN.

Media e përshkruan Ksamilin jo vetëm përrallor, por dhe tepër të lirë. Ushqimi, historia, mikëpritja dhe natyra janë disa nga elementët që e kanë vënë këtë vend në qendër të vëmendjes së amerikanëve.

Sipas përshkrimit, ju mund të shijoni ushqimin e shijshëm dhe të lirë, ndërsa vështroni peizazhin e mrekullueshëm të detit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button