150 bursa për studim në fushën e shkencës dhe teknologjisë, motiv për vajzat e reja

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike deri më 30 shtator do të pranojë aplikime për të fituar bursë për studime në fushën e shkencës dhe teknologjisë, më saktësisht në energjinë bërthamore, transmeton Portalb.mk.

“Procesi i aplikimit për ciklin MSCFP 2022 u hap më 15 korrik 2022 dhe afati i fundit i aplikimit është 30 shtator 2022. Bursat do të ndahen  për studimet master në fusha të lidhura me shkencën bërthamore, me mundësi  për të vazhduar punën  e stazhit me ndihmën e ANEA deri në 12 muaj”, raportoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut.

Të rinjtë mund të aplikojnë për të fituar të drejtën e bursës për dy vitet e ardhshme akademike, ndërsa planifikohet ndarja e 150 bursave.

“Programi i Bursave Marija Skllodovska- Kiri është  iniciativë e vazhdueshme që për qëllim ka të inkurajojë vajzat të ndjekin karrierë në fushën e shkencës dhe teknologjisë bërthamore, sigurisë bërthamore dhe mospërhapjen  e armëve bërthamore”, raportoi Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button