Posta e Maqedonisë së Veriut po përgatit ueb-aplikacion për e-tregtarët

Me kërkesë të shfrytëzuesve, në fazën e përgatitjes është ueb-aplikacioni i cili do t’iu mundësojë e-tregtarëve qasje të thjeshtë dhe të sigurt në shërbime për dërgim të produkteve të tyre blerësve, si dhe ndjekjen e dërgesave në çdo moment, informoi në intervistën për MIA-n, Vasko Stefanov, drejtor i SHA Postat e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pagesë e produkteve nga blerësit dhe pagesa e faturës së shfrytëzuesit, thotë Stefanov, bëhet në mënyrë të sigurt, me respektimin e të gjitha rregullave ligjore, me çka shfrytëzuesit tanë janë të mbrojtur nga rreziku i ekonomisë gri. Posta e Maqedonisë së Veriut bashkëpunon me platformat më të mëdha botërore për e-tregti (aliexpress, alibaba dhe të ngjashme), ndërsa produktet e porositura nga këto platforma i dorëzojmë deri në adresën e fundit, gjegjësisht te shfrytëzuesit tanë.

Pandemia e vazhduar e kovidit dhe kriza aktuale ekonomike-energjetike ua ka ulur të ardhurat edhe në qarkullimin e brendshëm dhe ndërkombëtar postar. Në tre muajt e parë të këtij viti të ardhurat e realizuara të Postës janë për 84 milionë denarë më të vogla nga të ardhurat e realizuara.

Të ardhurat nga shërbimet postare në qarkullimin e brendshëm në tremujorin e parë janë 212 milionë denarë, ndërsa në pjesën e qarkullimit ndërkombëtar 47 milionë denarë.

Struktura e të ardhurave në tre muajt e parë të këtij viti tregon se 83 për qind janë siguruar nga shërbimet postare, 13 për qind nga shërbime financiare, ndërsa katër për qind nga posta hibride dhe shërbime të tjera.

“Në tremujorin e parë të këtij viti situata në pjesën e pakove mbetet e pandryshuar, por intensivisht punojmë në sjelljen e klientëve të rinj, ndërsa është finalizuar edhe një marrëveshje me një prej tyre. Pres trend pozitiv”, thotë Stefanov, në intervistën të cilën MIA do ta publikojë nesër.

Pas grevës së përgjithshme në ndërmarrje në prill të këtij viti, nga 1 korriku janë përmbushur kërkesat e sindikatave për rritje lineare të pagave neto të punëtorëve në vlerë prej 3000 denarë për postierët dhe punonjësit në sportele. Për administratën në Postë rritja është me pagën nga ky muaj. Në të njëjtën kohë, siç thotë Stefanov, dy organizatat sindikale po punojnë për riorganizimin e zonave të dërgesave, sistemimin dhe përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve, blerjen e motoçikletave dhe biçikletave dhe uniformat e punës për postierët dhe punonjësit e sportelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button