fbpx

Sërish janë rrahur shqiptarët (FOTO)

Një grup prej 40 huliganësh maqedonas, të cilët kanë protestuar dje kundër javës së LGBT-së në Shkup, kanë rrahur pa arsye 4 të rinj në Qendër të Shkupit, njofton Alsat-M.

Të rinjtë kanë përfunduar në spital me lëndime të dukshme trupore. Për Alsat M ka dëshmuar një prej të rrahurve, Sherif Rexhepovski, i cili tha se janë sulmuar pa asnjë arsye deri sa po shëtisnin në Qytetin e Shkupit.

Babai i Sherifit shprehet i revoltuar dhe kërkon nga organet e rendit që të identifikojnë sulmuesit duke shfrytëzuar kamerat e vendosura në qendër. 

Lajme të ngjashme

Back to top button