Ka ndërruar jetë një vajzë 23-vjeçare nga Tetova e cila më 15 gusht u godit nga një automjet

23-vjeçarja Teodora R. nga Saraqina e Tetovës sot ka ndërruar jetë në Spitalin Klinik të Shkupit, pasi që më 15 gusht si këmbësore u lëndua rëndë në një aksident trafiku në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Vajza ka marrë lëndime të rënda trupore pasi që atë e goditi një veturë e drejtuar nga një 49-vjeçar nga Reçica e Madhe, a për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

Aksidenti ka ndodhur më 15 gusht në bulevardin “Video Smilevski – Bato” rreth orës 22.

“Një automjet i tipit “BMV” me targa të Tetovës e drejtuar nga M.P. nga Reçika e Madhe e Reçicës ka goditur në 23-vjeçare T.R. (këmbësore) nga Saraqina e Tetovës. Në aksident T.R. ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku është dërguar pas dhënies së ndihmës mjekësore”, informoi SPB Tetovë pas aksidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button