RMV, prej nesër mot i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima

Rajoni i Maqedonisë së Veriut nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme do të jetë nën ndikimin e një vale të lagësht dhe të paqëndrueshme. Moti do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të ketë kohë pas kohe stuhi lokale me reshje të dendura shiu (mbi 30 l/m2) në një kohë të shkurtër, shkarkime të forta elektrike, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe breshër, njoftoi DPHM, transmeton Portalb.mk.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme

Në rajonin e Shkupit do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e fortë. Në disa pjesë gjatë kësaj periudhe do të ketë stuhi afatshkurtër me reshje të dendura shiu, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër.

DPHM rekomandon vigjilencë më të madhe në rast shkarkimesh elektrike, për të mos qëndruar në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button