Liria triumfoi në turneun e parë „Mentaz Allajbegu“

Në një mënyrë të mrkullueshme dhe organiyim të shkëlqyeshëm, ka përfunduar turneu i parë memorial në mundje i cili është organzuar për nder të legjendës së sportit Mentaz Allajbegu.

Mbi 120 garues kanë dhuruar lufta shumë interesante në edicionin e parë e turneut përkujtimor , ndërsa turneu pati rrjedhë të shkëlqyeshme dhe sipas asaj që kishte paraparë organizatori teknik, Klubi i Mundjes Liria.

Këtë eveniment të madh sportiv e karatkterizoi pjesëmarrja në numër të madh të garuesve dhe numrit të konsiderueshëm të publikut, ndërsa të pranishëm ishin edhe shumë mysafirë nga sfera të ndryshme të jetës publike dhe sportive.

Pasi u shpërblyen me medalje dhe mirënjohje nga tre garues të secilës kategori, në fund u shpallën edhe më të mirët.

Minir Rexhepi nga KM Liria është shpallur mundësi më i mirë i turneut, Samir Neziri nga Kosova u zgjodh mundësi më i mirë i huaj, ndërsa Besir Halili i po i KM Liria mori epitetin mundësi më i mirë nga vendi.

Në gara ekipore vendi i parë i takoi KM Liria, KM Ballkaneci u ndal në pozitën e dytë, ndërsa podiumin e kompletoi KM, Tefejuz.

Organizatorët u shprehën të kënaqur me rrjedhën e turneut dhe me kualitetin e treguar nga garuesit, ndërsa shpresojnë që në të ardhmen të ngirtet edhe më shumë niveli i cilësisë dhe pjesëmarje. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button