Dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 13:00, krahasuar me vitin 2021 (Infografik)
Sot në Tetovë votohet për anëtarët e Këshillit të Komunës. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se deri në orën 13:00 kanë votuar 11.740, gjegjësisht 13.96%, raporton Portalb.mk.
Për krahasim, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, deri në këtë orë kanë votuar 13.128, gjegjësisht 13.36%.
Komuna e Tetovës në këto zgjedhje numëron gjithsej 84.072 votues të shpërndarë në 117 vendvotime. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021 gjithsej votuan 38.350 votues apo 44.81% nga numri i përgjithshëm. 36.842 fletëvotime ishin të vlefshme, ndërkaq 1.508 të pavlefshme.
Këshilli i Komunës së Tetovës sot mban zgjedhe për këshilltarët komunal pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.
Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë.