Vladimir Todoroviq dhe gruaja e tij u dakorduan me prokurorinë dhe morën dënime me kusht për dëshmi të rreme

Ish-kryetari i Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq dhe bashkëshortja e tij arritën marrëveshje me Prokurorinë e Shkupit dhe morën dënime me burgim me kusht, raporton BIRN, transmeton Portalb.mk.

Të dy u akuzuan në lidhje me dëshminë e rreme të Todoroviqit në gjykimin e rastit “Talir”, në të cilin Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska akuzohen për përvetësim të kundërligjshëm të pesë milionë eurove për VMRO-DPMNE-në, të cilët më pas i pastronin përmes fletëpagesave me të njëjtin dorëshkrim që e kishin plotësuar në emër të anëtarëve të partisë, pa dijeninë e tyre.

Todoroviq u dënua me dy vjet burg me kusht, ndërsa gruaja e tij gjashtë muaj. Todoroviq akuzohej për veprën e dhënies së deklaratës së rreme, për të cilën parashikohet dënim minimal prej 4 vitesh burg, ndërsa për veprën e pengimit të drejtësisë, për të cilën akuzohej bashkëshortja e tij, dënimi është nga një deri në 5 vjet burg.

Në gjykimin për “Talir”, në fund të vitit 2020, Todoroviq ishte në mesin e biznesmenëve të shumtë që dëshmuan se si nga Gruevski në Qeveri u është bërë presion për para. Në gjyq, Todoroviq ndryshoi deklaratën e dhënë në hetim.

Në hetim, dëshmitari Todoroviq pohoi se është thirrur në Qeveri dhe aty në praninë e tij është kërcënuar një tjetër dëshmitar se duhet të arkëtojë dhjetëra mijëra euro për partinë. Në procesin gjyqësor, ai dha dëshmi tjetër, se në një atmosferë të relaksuar dëshmitari tjetër është nëse ka dhe në kuadër të mundësive të dhurojë për partinë. Prokurorja në “Talir” Lençe Ristoska vërejti se deklarata para gjykatës nën betim është në thelb ndryshe nga ajo në hetim, lidhur me ekzistimin e veprës në aktakuzën në pikën 1 për “Talir” për presione ndaj biznesmenëve, e cila uështë ngarkuar të akuzuarve.

Bashkëshortja e Todoroviqit, nga ana tjetër, për të mbështetur dëshminë e tij të rreme të dhënë para gjyqtarit Osman Shabani në Gjykatën Themelore Penale, doli me dëshmitarin tjetër të kërcënimeve në Qeveri. E ka gjetur gruan e tij dhe në dorë i dha një letër në të cilën kishte shkruar se çfarë të lexojë burri i saj para gjyqtarit Shabani.

Në letër i akuzuari ka shkruar: “Thuaj se nuk të kanë kërcënuar!”.

Ish kryeministri i arratisur duke e keqpërdorur detyrën zyrtare, në mënyrë të paligjshme ka siguruar mjete financiare nga burime anonime dhe të paligjshme për ta financuar partinë VMRO-DPMNE. Në këto aktivitete, sipas PSP-së, është ndihmuar nga të akuzuarit, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët në drejtim të sigurimit të mjeteve për kryerjen e veprës penale, kanë kryer trysni ndaj kompanive nga Manastiri, Kavadari Shkup…, të cilët kanë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike me organet shtetërore, ndërmarrjet publike, njësitë e vetëqeverisjes lokale, që të njëjtit të sigurojnë para të gatshme për nevojat e financimit të partisë VMRO-DPMNE si shpagim për marrjen e tenderëve për furnizime publike dhe profitit që e kanë realizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button