fbpx

Dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 09:00, krahasuar me vitin 2021 (Infografik)

Sot në Tetovë votohet për anëtarët e Këshillit të Komunës. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve informoi se deri në orën 09:00 kanë votuar 2.098, gjegjësisht 2.5%, raporton Portalb.mk.

Për krahasim, në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, deri në këtë orë kanë votuar 1.703 votues, gjegjësisht 2.06%.

Komuna e Tetovës në këto zgjedhje numëron gjithsej 84.072 votues të shpërndarë në 117 vendvotime. Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale të vitit 2021 gjithsej votuan 38.350 votues apo 44.81% nga numri i përgjithshëm. 36.842 fletëvotime ishin të vlefshme, ndërkaq 1.508 të pavlefshme.

Këshilli i Komunës së Tetovës sot mban zgjedhe për këshilltarët komunal pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button