Tetovë, u mbajtën zgjedhjet për anëtarët e këshillit të ri komunal, gjithçka që ndodhi

Banorët e Tetovës sot votuan për anëtarët e këshillit të ri komunal. Numri i votuesve në këtë komunë është rreth 84 mijë ndërsa u votua në 117 vendvotime. Votimi shkoi pa probleme dhe u mbyll në ora 19.00. Lëvizja BESA shpalli fitoren në zgjedhjet për anëtarët e këshillit të ri komunal, shkruan Portalb.mk.

Më poshtë ndiqni gjitha zhvillimet e ditës së sotme minutë pas minuti. Klikoni linkun për të marrë më shumë informata.

23:22 – Vlladimir Gjorçev shpalli fitoren e VMRO-DPMNE-së nga selia e Tetovës (VIDEO)

23:20 – Murtezani nga Alternativa: Jemi të kënaqur me rezultatin në Tetovë (VIDEO)

22:59 – Abdullai nga “Më Mirë për Tetovën”: Rezultati nuk i plotëson pritshmëritë tona (VIDEO)

22:54 – Kasami pas shpalljes së fitores për këshillin komunal kërkoi zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

22:23 – Aleanca për Shqiptarët: Rezultati nuk është i kënaqshëm për ne (VIDEO)

22:08 – Lëvizja BESA udhëheq në Tetovë, sipas 75% të votave të numëruara (Infografik)

21:37 – Sulejmani: Lëvizja BESA ka 1.000 vota epërsi ndaj BDI-së (VIDEO)

21:23 – Ahmeti tregoi sa vota ka marrë BDI në zgjedhjet për këshill në Tetovë (VIDEO)

20:22 – Dashtevski: Sot ka pasur 127 ankesa për të drejtën e votimit, 43 në Tetovë (VIDEO)

20:20 – Vlladimir Gjorçev nga Tetova: Pres që VMRO-DPMNE të fitojë

19:37 – Sulejmani i Lëvizjes BESA: Sipas informacioneve tona, fitojmë bindshëm (VIDEO)

19:20 – Dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 18:30, krahasuar me vitin 2021 (Infografik)

18:23 – Dauti nga KKZ: Numri i votuesve është më i ulët në krahasim me zgjedhjet e fundit (VIDEO)

17:30 – Dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 17:00, krahasuar me vitin 2021 (Infografik)

15:50 – Dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 15:00, krahasuar me vitin 2021 (Infografik)

13:27 – KKZ Tetovë: Zgjedhjet po zhvillohen në rregull, pati disa probleme të vogla teknike (VIDEO)

13:30 – Dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 13:00, krahasuar me vitin 2021 (Infografik)

11:30 – Dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 11:00, krahasuar me vitin 2021 (Infografik)

09:30 – Dalja e votuesve në Tetovë deri në orën 09:00, krahasuar me vitin 2021 (Infografik)

08:00 – Zyra rajonale e Avokatit t Popullit në Tetovë do të jetë e hapur nga ora 7 deri në orën 19 në ditën e zgjedhjeve. Qytetarët për mbrojtjen e të drejtave të tyre do të mund të drejtohen në zyrë apo në numrin e telefonit 044 344-082.

07:00 – Vendvotimet janë hapur dhe votimi shkon pa probleme. Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë ndërsa në këto zgjedhje garojnë 13 subjekte (11 parti  politike dhe 2 lista qytetare). Fushata zgjedhore ka mbaruar dhe filloi heshtja zgjedhore e cila do të zgjasë deri në ora 19:00. 

Këshilli i Komunës së Tetovës shkoi në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin e caktuar kohor, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për sot i shpalli kryetari i Kuvendit, shkruan Portalb.mk. Sot u votua për kryetar komune në Komunën e Qendër Zhupës si dhe në Mavrovë dhe Rostushë. Fituan kandidatët e mbështetur nga LSDM-ja.

Dje (19.08.22) votuan personat e regjistruar si të sëmurë ose të pafuqishëm, gjithsej 24 persona dhe ata që janë në burg apo në paraburgim, gjithsej 23 persona.

Nazmi Dauti, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Nazmi Dauti, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Personat apo votuesit të cilët janë në vuajtje të dënimit në Burgun e Tetovës votuan, e realizuan atë proces që në ora 7 në mëngjes, domethënë është hapur vendvotimi në Burgun e Tetovës, po ashtu është në rrjedhë edhe procesi i votimit të personave të sëmurë, të paaftë dhe të hendikepuar, ku ne sot kemi bërë shpërndarjen e materialit zgjedhor, presim që brenda kohës të përfundojë votimi nga vendvotimet që kanë të paraqitur persona të tillë të paraqitur si të sëmurë. Tani presim me postë të shpejtë prej burgjeve të tjera të republikës na mbërrijnë fletët e votimeve”, deklaroi dje për Portalb.mk, Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button