fbpx

Ky nuk është pezullim i Vilma Ruskovskës, ky është pezullim i ligjit dhe drejtësisë, tha ajo pas dorëzimit të ankesës

Prokurorja Vilma Ruskovska dorëzoi sot ankesën për suspendimin e saj në Këshillin e prokurorëve publikë. Ajo nuk ka dashur të zbulojë detaje për këtë, pasi siç tha ajo, fillimisht anëtarët e Këshillit duhet të njihen me ankesën, transmeton Portalb.mk.

“Me ankimimin hedh poshtë pretendimet në vendim. Nuk pyeta se cilës kallëzim penal i referohet pezullimi, por mendoj se i referohet kallëzimit që ka bërë Muaremi ndaj meje. Këtë nuk e konsideroj pezullim të Ruskovskës, por pezullim të ligjit dhe drejtësisë”, tha Ruskovska.

Ruskovska shtoi se pavarësisht se ka pasur njoftim se rastet që i drejtuar do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet, pas asaj që i ka ndodhur, nuk beson se ndonjë koleg do të vazhdojë seriozisht të veprojë me to

“Në vendim qëndron see duhet t’ia dorëzoj lëndët zëvendësuesit tim, që është në pushime. Kështu që lëndët nuk mund t’i shpërndaja askund. Ndërsa ajo as nuk mundet t’i punojë dot, pasi ndaj saj ka nisur procedimi disiplinor. Bëhet fjalë për dy lëndë”, tha Ruskovska.

Prokurorja Ruskovska ka dy raste që janë nën hetim – një për Policinë Financiare dhe tjetri për stacionin e kontrollit teknik ku është regjistruar autobusi i djegur në Bullgari.

Pikërisht për bastisjen e 18 korrikut në Drejtorinë e Policisë Financiare, më 8 gusht të këtij viti, drejtori Arafat Muaremi në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër të gjithë prokurorëve për të cilët mendon se ekzistojnë baza të dyshimit për kryerjen e veprave penale gjatë veprimit.

Prokurori Publik i Republikës, në bazë të nenit 81 të Ligjit për Prokuroritë Publike, ka marrë Vendim për shkarkimin nga detyra të udhëheqëses së Prokurorisë Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska. Vazhdon procedura penale e nisur pas kallëzimit penal kundër saj. Ndaj prokuroreve Elizabeta Josifovska dhe Ivana Trajçevska është ngritur procedurë për përgjegjësie disiplinore.

Bastisja në Drejtorinë e Policisë Financiare është kryer më 18 korrik. Më pas nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, në krye me Ruskovska, vetëm shkurt konfirmuan se janë duke bërë bastisje dhe se bëhet fjalë për një rast të formuar pas kallëzimit të qytetarëve.

Nga ana tjetër, Drejtoria prej atëherë e cilësoi bastisjen si të panevojshëm dhe të paligjshëm dhe akuzoi se bëhej fjalë për sulme të qëllimshme dhe të pabaza ndaj tyre të ardhura nga e njëjta qendër. Për veprimet e hetuesve dhe prokurorëve parashtruan ankesë edhe te prokurori i shtetit, si dhe te gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, i cili në bazë të kërkesës së prokurorisë ka lëshuar urdhër për bastisje.

Pas ankesës, prokurorët kanë bërë mbikëqyrje, pas së cilës kabineti i prokurorit të shtetit Lubomir Joveski ka lëshuar një deklaratë në të cilën kanë përmendur mangësitë në procedurë.

Prokurorja, nga ana tjetër, e kontestoi raportin, duke thënë se prokurori i shtetit nuk ka të drejtë të ndërhyjë në trajtimin e rastit konkret, ndërsa nëse ka pasur bazë për lëshimin e urdhrit për bastisje vendos gjykata e jo prokurori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button