Përqindje e vogël e fluturimeve të anuluara në aeroportet e Maqedonisë, rritja e harxhimeve të udhëtimit

Në aeroportet e vendit ka fluturime të anuluara, por përqindja është e vogël dhe situata nuk është aq e theksuar sa në aeroportet evropiane, ku volumi ditor është shumë më i madh. Nga TAV Maqedoni thonë se situata po përhapet nga aeroportet evropiane, por tek ne nuk është aq dramatike sepse nuk kanë probleme me kapacitetet e dy aeroporteve maqedonase që mund të shkaktojnë vonesa apo anulime fluturimesh, shkruan MIA, transmeton Portalb.mk.

“Ka fluturime të anuluara, por përqindja është e vogël, për shembull në korrik, nga gjithsej 1.572 fluturime të planifikuara në aeroportin e Shkupit, janë anuluar 30 fluturime, që paraqet 1,9 për qind të trafikut të përgjithshëm. Kjo do të thotë se anulime ndodhin, por situata nuk është aq e theksuar sa në aeroportet evropiane, ku vëllimi ditor është shumë më i madh”, thanë për MIA-n nga TAV Maqedoni.

Mbi 75 për qind e trafikut të pasagjerëve në dy aeroportet maqedonase është i përqendruar drejt destinacioneve në Evropë, prandaj, thekson koncesionari, është normale që situata me vonesat dhe anulimet e fluturimeve që ndodhin në aeroportet evropiane të transferohet edhe në aeroportet e Maqedonisë, por këtu nuk është aq dramatike sa është rasti me aeroportet e destinacioneve evropiane.

Aviacioni si sektorët e tjerë po përballet me kosto të shtuara për shkak të krizës energjetike dhe kjo reflektohet edhe në çmimet e udhëtimeve.

Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë rritje të kostos së jetesës në transportin ajror të udhëtarëve në vend për 36 për qind në korrik krahasuar me qershorin e këtij viti.

Zhvillimet globale dhe kriza energjetike ndikojnë edhe në funksionimin e operatorit të aeroportit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button