Vrasje, vrasje, vrasje!!!

Çdo ditë pothuajse i njëjti lajm, çdo ditë frikë sapo të hapim televizorin apo ndonjë medium tjetër, do të dëgjojmë apo hasim diku kronikë  të zezë “vrasje”,frikë se mos është ndonjë person i afërt i joni pre apo viktimë e ndonjë vrasjeje. Çdo ditë pothujase e njëjta, babai vrau vajzën e cila ishte shtatëzënë  apo nëna vrau vajzën e saj e më pas vrau veten, i dashuri plagosi të dashurën sepse e braktisi, djali tentoi të therrë nënën e tij për arsye ekonomike, të gjitha këto një grumbull krimesh për të marrë jetë njerëzish.
Ç`rëndësi ka kush kë vrau, pse duhet të bëjnë vrasje, është pyetja, pse dikush të jetë arsyeja që dikujt tjetër t`i përfundojë jeta aty? A është vallë kjo e drejtë që dikush të ta marrë jetën për çfarë do lloj arsyeje, a nuk ekzistojnë vallë fjalët për të arritur deri te marrëveshjet apo jemi një popull i lindur për të bërë krime?

Pse duhet të jetojmë me frikën se dikush do të na marrë jetën nga çasti në çast, a jetohet vallë kështu? Në cilin planet jetojmë ne ? Të kriminelëve? Të të pakuptueshmëve? Vallë në ç`qenje jemi shëndrruar ? A ekziston ndërgjegja apo ka filluar që atë ta kapë ndonjë “epidemi” të mos menduarit dy herë. Ç`jemi bërë kështu vallë, në vend që të bëjmë ndryshime, të  çojmë shoqërinë përpara, ne atë vazhdimisht jemi duke e fundosur, duke e çuar drejt humnerave, rrugëve të pakthimta apo rrugëve qorre.


 Të mos flasim më për vjedhjet që janë bërë gjë më se e zakonshme, edhe po të dëgjojmë se dikush ka grabitur diku nuk na duket më një gjë e pazakontë, thjesht bëjmë pyetjen sa vodhën, a gjetën hajdutin. Përdhunime, prostitucion, dhunë  e lloj lloj shfrytëzimesh të natyrave  tjera. Botën e ka mbuluar krimi, ose më mirë e ka mbisunduar krimi.


Në të gjitha këto krime e sidomos vrasjeve që janë bërë në këto kohët e fundit viktima janë gjiniaa femërore. Pse kështu , sepse forca e femrës kundrejt forcës së mashkullit është më e dobët apo janë arsyet se meshkujt i frikësohen  përballjes me femrat dhe zgjedhin rrugën e forcës fizike si rrugë më të shkurtër.


Një dukuri tjetër shumë negative është gjithashtu aborti. Një lloj tjetër i kategorise se vrasjes është edhe kjo, bile akoma edhe më e dhembshme, të marrësh një jetë e cila  akoma pa e pare dritën e jetës ty ta vrasësh, akoma edhe më keq kur e dime që është një qenje e pa mbrojtur.


 Askush nuk ka të drejtë t`i marrë jetën askujt , sepse atë na e fali dikush tjetër dhe po Ai ka të drejtë të na e marrë në momentin që Ai vendos.

Lajme të ngjashme

Back to top button