Padi ndaj një kompanie në Maqedoninë e Veriut për shkak kultivimit të kanabisit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj një kompanie te e cila janë gjetur parregullsi gjatë kultivimit të kanabist, transmeton Portalb.mk.

Punonjësit policor kanë kryer kontrolle në objektin e një kompanie në bazë të një Urdhri për bastisje nga Gjykata Themelore në Shkup. Në kontrollet e realizuara u konstatua që 19 bimë me kanabis janë kultivuar në kushte të jashtme, përkundër asaj që subjekti nuk ka leje për kultivim në kushte të jashtme.

Në hapësirat e kompanisë janë kapur të paregjistruara edhe 185 fara të kanabisit dhe mbi 8 kilogram vaj kanabisi. Për këtë, ndaj të gjithë personave të përfshirë në kompani do të ketë kallëzim penal në bazë të nenit 95 nga Ligjit për kontrollin e drogave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button