Danimarka do të investojë 5.5 miliardë dollarë në luftanije të reja

Danimarka do të investojë 5.47 miliardë dollarë në anije të reja luftarake, derisa anëtarja e NATO-s kërkon të forcojë sigurinë e saj detare pas pushtimit rus të Ukrainës, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës, raporton KlanKosova.

Si pjesë e investimeve që duhen për 20 deri në 25 vitet e ardhshme, u nis një partneritet me industrinë detare të vendit, me qëllim zhvillimin dhe ndërtimin e anijeve të reja luftarake në Danimarkë, tha në një deklaratë ministri danez i mbrojtjes Morten Bodskov.

“Me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatën e re të sigurisë në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë që Danimarka të jetë në gjendje të mbrohet. Siguria e furnizimit luan një rol vendimtar këtu”, tha Bodskov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button