RMV, 3 të vdekur dhe 491 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend nga ku rezulton se në 24 orët e fundit prej 1.108 të testuarve kanë rezultuar 491 të infektuar, transmeton Portalb.mk.

Të dhënat janë si vijon: 

  • Raste të reja: 491
  • Riinfektime: 139
  • Të vdekur: 3
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 5 (prej 5 deri 13 gusht)
  • Të shëruar: 595
  • Testime: 1.108

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 3.483. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri, Kumanova dhe Prilepi.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 336.560
  • Të shëruar: 337.040
  • Të vdekur: 9.437
  • Testime: 2.140.325

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button