Prioritetet dhe zotimet e Lëvizjes Besa për zgjedhjet në Tetovë, flet bartësi i listës Besar Durmishi (VIDEO)

Banorët e Komunës së Tetovës të shtunën do të votojnë për përbërjen e re të Këshillin Komunal. Për Portalb.mk bartësi i listës nga Lëvizja Besa- Besar Durmishi tregoi prioritetet të cilat planifikojnë t’i përkthejnë në veprime konkrete për të përmirësuar jetët e qytetarëve. Si dhe për katër pika kryesore të cilat ishin edhe pyetjet e parashtruara nga Portalb, konkretisht për: Transparencë dhe llogaridhënie, kaosin në trafik dhe parkingjet, ambientin e pastër (mbeturina dhe ajri) si dhe për rininë. Durmishi në dispozicion pati shtatë minuta në total, dy për prioritetet dhe pesë për pikat e tjera.

Intervistoi: Fisnik Xhelili

  • Cilat janë prioritetet tuaja me të cilat garoni në këto zgjedhje?

Vetëm se me ardhjen tonë në pushtetin lokal, vetëm se bëmë ndryshime. Ndryshimi i parë i cili ishte edhe shtylla kryesore e platformës  tonë në zgjedhjet e kaluara ishte transparenca dhe llogaridhënia.  Në momentin e parë që ne erdhëm seancat filluan të mbahen qytetarët filluan të kuptojnë se çfarë ndodh dhe çfarë vendimi merr këshilli. Puna tjetër që bëmë është llogaridhënia, bëmë publik borxhin e Komunës së Tetovës ku edhe më pastaj do të vazhdojmë që ta bëjmë, vit për çdo vit. Në çështjen e infrastrukturës, rrugët të cilat i kemi bërë deri më tani i kanë parë edhe  qytetarët që janë bërë me të gjitha standardet cilësore të cilat i do  koha moderne. E kemi rrugën Strazho Pinxhur e cila është bërë me të gjitha rrjetet nëntokësore, infrastrukturën nëntokësore, është bërë me ndriçim, me drunjë të rinj dhe me asfalt ashtu siç duhet ashtu siç kërkon nevoja e asaj zone. Ne kërkojmë tashmë shumicën stabile pasi që kemi pasur probleme, nuk kemi pasur një shumicë të brishtë dhe nuk kemi mundur edhe shpeshherë të funksionojmë. Tanimë kërkojmë një shumicë stabile që mundet këto projekte dhe vizionin tonë për ta ndryshuar qytetin e Tetovës, apo ato projektet të cilat kemi filluar që t’i bëjmë t’i realizojmë deri në fund të mandatit. Punët tjera të cilat do të fokusohemi do të jenë edhe investimi në sektorin e kulturës dhe historisë së qytetit të Tetovës. Tjetra ajo që ne mund të themi është se lista jonë është e përbërë edhe nga profesionist edhe nga njerëz të cilët janë me përvojë , ku do i nevojiten këtij Kuvendi

  • Çfarë do ndërmerrni për transparencën dhe llogaridhënien e komunës?

Do të vazhdojmë, seancat do të vazhdojnë që të jenë live, qytetari është taksapagues i Komunës dhe ai ka të drejtën e tij absolute që të di se çfarë vendime do të merr kuvendi komunal. Të gjitha vendimet që merren në kuvendin komunal janë vendime të cilat merren nga udhëheqësia apo kryetari i komunës, i cili projektet dhe programet e tija i dorëzon në kuvend për të kaluar. Këtu do të jemi deri në fund të mandatit, domethënë do të jemi transparent. Të gjitha projektet dhe programet qytetari ka nevojë që ti dijë dhe atë se ndodh në kuvendin komunal, në këtë drejtim do të vazhdojmë të jemi transparent. Do të jemi transparent në borxhin publik, kontratat në çdo tre muaj, e keni pa që i bëjmë publike dhe do të vazhdojmë edhe më tej që t’i bëjmë publike.

  • Çfarë do ndërmerrni për kaosin në trafik dhe parkingjet?

Edhe aty vetëm se kemi nisur me punë domethënë hapja e bulevardit Bllagoja Toska i cili bulevard për tetë vite u proklamua dhe asnjëherë nuk u hap. Me ardhjen tonë, brenda tre- katër muaj arritëm që të përmbyllim procesin e eksproprijimit dhe shpronësimit dhe në bashkëpunim me TAV tanimë veçse kemi filluar punimet në atë bulevard që njihet si aorta e qytetit, ku qyteti do të ketë tre shtylla kryesore, ku njëra do të jetë rruga e Ilindenit dhe tjetra do të jetë rruga industriale e cila lidhet me rreth-rrotullimin i cili është në dalje për në Shkup. Dhe kjo do të jetë rruga e tretë, apo aorta e qytetit, tre degë kryesore ku dukshëm do e zbus kaosin e komunikacionit. Në momentin e parë që do të gjejmë zgjidhje dhe në momentin e parë që do të fillojnë proceset gjyqësore të cilat janë të hapura për çështjet pronësore juridike, në momentin e parë që do të përfundojnë ato procese menjëherë në ato vende të cilat janë të parapara do të nis procedura për investime dhe për tu bërë parkingje me kate. Janë disa vende të lokalizuara ku duhet që të nisin parkingjet me kate por kemi probleme të cilat janë të hapura në proces gjyqësor. Ne jemi të mendimit që ato vendime që do i sjell gjyqi do të jenë pro komunës dhe do të nisim me punime.

  • Çfarë do ndërmerrni për ambientin (mbeturinat dhe ajrin)?

Tanimë me mbeturinat  dini që nga ardhja jonë ne i suguruam 22 kontenjerë gjysëm-nëntokësor dhe dy kamijonë të cilët bëjnë bartjen e mbeturinave. Më pastaj siguruam edhe 100 kontenjera tjerë ku e lehtësuam dhe në këtë verë patëm edhe mërgimtarë ku e vërjetën edhe ata edhe qytetarët që dukshëm është përmisuar gjendja kaotike që ishte me mbeturinat. Kemi një program të ri të cilin do e implementojmë, programin e riciklimit të mbeturinave. Shumë shpejt do të ketë edhe në marrëveshje me komunat e tjera rurale, ku do të arrijmë që të implementojmë dhe të bëjmë atë investim.Vlen për tu theksuar edhe një detaj tepër i rëndësishëm se mbeturinat më parë janë hedhur apo janë transformuar, janë mbledhur në qytetin e Tetovës dhe janë dërguar në Drislla ku çmimi për një ton mbeturina ka qenë 35 euro. Tanimë kemi bërë marëveshvje me Komunën e Gostivarit dhe i hedhim në Rusino ku kemi pesë fish çmimin më të lirë, 7 euro për ton. Kjo na ndihmon edhe me kohën për arsye se është një destinacion i shkurtër dhe na ndihmon për kohën që sa më shpejtë të bëhet bartja e atyre mbeturinave dhe të jetë më efektiv puna e mbeturinave. Problemi tjetër është i kostos për arsye se e dijmë se kemi një problem tepër të rëndë financiar në Komunën e Tetovës, kostoja do të jetë shumë më e ulët dhe do t’i ndihmojë tej mase kësaj gjendje të rrënduar Komunës së Tetovës.

  • Çfarë do ndërmerrni për të rinjtë?

Në kuadër të Këshillit Rinor do të ndajmë si komunë më shumë mjet pavarësish se kemi një gjendje të rëndë financiare, por vetëm se kemi filluar ta stabilizojmë gjendjen financiare të Komunës të Tetovës edhe në vitin që vjen do të ndajmë më shumë mjete për të rinj që në kuadër të atyre forumeve të bëjnë më shumë aktivitete sportive, kulturore dhe të ketë më shumë aktivitete që të marrim pjesë edhe nëpër festivale të ndryshme. Sado pak ta zbusim këtë egzot  që ka kapluar këtë qytet që të rinjtë duke u marrë me aktivitete të ndryshme të fillojnë që ta duan vendin, por edhe të shohin se ka shpresë për jetë këtu në qytetin e Tetovës.

Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit.

Fushata zgjedhore filloi me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri sonte ora 00:00. Numri i votuesve është rreth 83 mijë, ndërsa Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë. Lëvizja Besa  përbërjen e kaluar kishte tetë këshilltar, më pas një nga BDI kaloi në Lëvizjen Besa kështu duke çuar numrin në nëntë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button