Prioritetet dhe zotimet e “Më mirë për Tetovën” për zgjedhjet në Tetovë, flet bartësja e listës Elmedina Abdullai (VIDEO)

Banorët e Komunës së Tetovës të shtunën do të votojnë për përbërjen e re të Këshillin Komunal. Për Portalb.mk bartësja e listës nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën”- Elmedina Abdullai tregoi prioritetet të cilat planifikojnë t’i përkthejnë në veprime konkrete për të përmirësuar jetët e qytetarëve. Si dhe për katër pika kryesore të cilat ishin edhe pyetjet e parashtruara nga Portalb, konkretisht për: Transparencë dhe llogaridhënie, kaosin në trafik dhe parkingjet, ambientin e pastër (mbeturina dhe ajri) si dhe për rininë. Abdullai në dispozicion pati shtatë minuta në total, dy për prioritetet dhe pesë për pikat e tjera.

Intervistoi: Fisnik Xhelili

  • Cilat janë prioritetet tuaja me të cilat garoni në këto zgjedhje?

Platforma jonë parazgjedhore bazohet në tre pika apo probleme të Komunës së Tetovës. Transparenca dhe llogaridhënia, qytet me plan urbanistik të qëndrueshëm dhe mbrojtja e ambientit jetësor. Vlerësojmë që këto tre pika janë shumë të rëndësishme, janë shumë probleme serioze për të cilat duhet zgjidhje e menjëhershme që të mund të dalim nga ky kaos që e përjetojnë të gjithë banorët e Komunës së Tetovës.

Vlerësojmë që transparenca dhe llogaridhënia është shtyllë e parë më e rëndësishme sepse po të kishte pasur transparencë gjatë funksionimit të komunës në vitet paraprake dhe po të kishim kërkuar ne si banorë dhe po të kishin kërkuar këshilltarët llogaridhënie ne sot nuk do të ishim komuna me borxh më të lartë në të gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Prandaj, vlerësojmë që shtylla më e rëndësishme për të cilën do të insistojmë deri në fund ashtu kemi bërë gjatë prezencës tonë në këshillin që zgjati vetëm tetë muaj, që çdo tender të bëhet publik, që çdo punësim të bëhet në bazë të konkursit dhe të gjitha informatat tjera të ndahen me qytetarët dhe të gjithë të interesuarit që duan të dinë se çfarë ndodh me komunën e tyre dhe si harxhohen paratë publike.

Për të pasur mundësi për të bërë investime tjera në qytet të cilat janë shumë të nevojshme ne duhet që së pari të kemi  buxhet dhe mundësi. Premtimet parazgjedhore janë më shumë për të dëshiruar sesa për të besuar se mund të realizohen sepse ato janë duke na u përsëritur vite me radhë, prandaj premtimet tona janë shumë reale dhe shumë të arritshme, dhe ne do tu qëndrojmë pas dhe jemi të sigurt pikërisht ti përcjellim këto tre nevojat më të rëndësishme të qytetarëve me zgjedhje reale.

  • Çfarë do ndërmerrni për transparencën dhe llogaridhënien e komunës?

Për transparencën do të kërkojmë që seancat të vazhdojnë të shkojnë live që është shumë e nevojshme dhe që u dëshmua se është e mirëpritur për qytetarët sepse të gjithë janë të informuar me problemet dhe me procedurat sesi vendoset të zgjidhën problemet. Kjo është pika e parë për të cilën do të insistojmë të vazhdohet dhe përsëri nuk do pranojmë marrim pjesë në të gjitha mbledhjet e këshillit nëse ajo nuk do të transmetohet live. Pika e parë e jonë kur e votuam kryesuesin e këshillit ishte pikërisht transparenca që kur zotohet kryetari dhe këshilli i komunës dhe aty ne atë pikë ishte dhe publikimi i gjitha kontratave të cilave janë bërë prej udhëqësisë paraprake dhe për ato që do të bëhen në këtë udhëheqësi. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë [për të gjitha kontratat që do të lidhen dhe tenderët, sidomos afatet e projekteve që planifikohen dhe mënyra sesi planifikohen të kryhen ato.

  • Çfarë do ndërmerrni për kaosin në trafik dhe parkingjet?

Kaosi në trafik dhe parkingjet janë po ashtu probleme serioze. Duhet të cilën akse të reja rrugore siç është “Bllagoja Toska” dhe rruga e cila çon për në stadiumin ne qytetit. Këto janë premtime të kamotshëm të të gjitha partive politike që hasin në problemet e shpronësimit dhe ato ngecin aty. Shpresojmë se njëherë e përgjithmonë do të arrihen të çelen këto rrugë kryesore që besojmë se do ta ulin ngarkesën në komunikacion. Por kjo nuk është zgjidhje e vetme, duhet urgjentisht patjetër duhet të bëhen parkingje, dhe të kemi vende për parkingje, duhet bashkëpunim urgjent me policinë dhe të gjithë rrugët që janë të uzurpuara nga veturat të lirohen, të bashkëpunojmë më inspektoratin të gjenden hapësira publike në të cilat janë të uzurpuara nga persona të ndryshëm të lirohen që njerëzit të mund të funksionojnë si duhet.  Kur do të këtë më pak trafik në qytet njerëzit sigurisht që do të shfrytëzojnë mundësitë alternative për të qarkulluar në qytet. Transporti publik patjetër që duhet të jetë më mirë i organizuar që të mund njerëzit ta shfrytëzojnë dhe duhet të ketë hapësira për biçikleta dhe për trotinetet elektrik që do të ndihmojnë të ketë më pak kaos në komunikacion.

  • Çfarë do ndërmerrni për ambientin (mbeturinat dhe ajrin)?

Ajri i pastër, në fakt i ndotur është problem i kamotshëm,. Falëm angazhimit tonë shumëvjeçar si aktivist të grupit Më mirë për Tetovën arritëm edhe pse askush nuk besonte, arritëm të bëjmë më të mirën dhe sot qytetarët të kenë një ajër 60% më pak të ndotur sesa më parë. Kjo nuk përfundon këtu, sigurisht që do të vazhdojmë të kërkojmë standarde ashtu siç janë në botë. Veçmë ne kemi marrë një iniciativë në këshillin paraprak për ndryshuar programin për mbrojte të ambientit dhe programin për ndotjen e ajrit. Ishte program shume i vjetër që e kemi trashëguar nga udhëheqësia paraprake dhe ashtu të papërpunuar e sollën në Këshill. Ishte sugjerim i joni që të tërhiqet sepse aty figuronin ndotësi Juh0ohtom etj. Së pari duhet të pëqrgatati9tet një program i ri dhe pastaj të vazhdohet të aplikohet në bazë të programit, na mbetet të punojë për të përmirësuar atë. Edhe një gjë shume e rëndësishme që duhet të behët janë hapësirat re gjelbra, të bëhet gjelbërimi i qytetit, me urgjencë duhet të ketë hapësira të gjelbra, parqe, dhe të ruhen ato hapësira që veçmë i kemi dhe nuk duhet të lejohet të uzurpohen ose të bëhen ndërtime tjera në ato hapësira të gjelbra.

  • Çfarë do ndërmerrni për të rinjtë?

Ka shumë probleme me rininë. Fatkeqësisht kushtet janë të tilla. Duhet të ketë kinema, teatër, qendra rinore, po ajo që është më me rendësi, ajo që e obligon komunën me ligj, duhet të ketë dhe Këshillin rinor. Kjo është diçka që do të insistojmë vazhdimisht që sa më shpejtë të krijohet që të mund ti rijmë mbas predispozitave ligjore.

Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit.

Fushata zgjedhore filloi me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri sonte ora 00:00. Numri i votuesve është rreth 83 mijë, ndërsa Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë. Më mirë për Tetovën përbërjen e kaluar kishte vetëm dy këshilltar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button