Atentat në Vlorë, u vranë dy persona brenda makinës në lëvizje, mjeti përfundoi në kanal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të vdekur pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje në afërsi të fshatit Panaja, teksa po udhëtonin me makinën e tyre, transmeton TCH.

Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Sakaq një makinë tip ‘BMW’ pa targa është gjetur në fshatin Çerven, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, dhe dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës së djegur plotësisht janë gjetur 3 armë zjarri automatikë.

Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen, se kush janë viktimat apo autorët, ndërsa është bllokuar rruga ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Policia ndërkohë është në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, Delta Forcës e FNSH-së, në bashkëpunim me DVP Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autrorëve.

Kjo është ngjarja e tretë e rëndë vetëm gjatë 24 orët e fundit. Saranda u trondit me vrasjen e një 41-vjeçari për një vend parkimi nga dy punonjës të një hoteli, ndërsa në Elbasan u vra me breshëri plumbash një 25-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button