RMV, sëmundjet akute më të shpeshta muajin e kaluar ishin lija e dhenve dhe enterokoliti

Gjatë muajit të kaluar në vend janë raportuar gjithsej 607 persona të sëmurë nga sëmundje akute infektive, pa COVID-19, grip, tuberkulozë, AIDS, AFP dhe hepatit B dhe C dhe HIV. Dy sëmundjet e para më të zakonshme janë lija e dhenve dhe enterokoliti, të cilat përbëjnë 90,4 për qind të numrit të përgjithshëm të pacientëve dhe me 91,9 për qind nga dhjetë sëmundjet akute infektive më të shpeshta të raportuara në korrik, tregojnë të dhënat e Buletinit të Repartit për epidemiologjinë e sëmundjeve infektive në Institutin për Shëndet Publik, transmeton Portalb.mk.

Gjatë muajit korrik, më shpesh është regjistruar sëmundja akute infektive më e shpeshtë e regjistruar është lija e dhenve me gjithsej 298 persona të regjistruar. Krahasuar me muajin qershor, ka rënie të rasteve të raportuara me linë e dhenve për 3,9 për qind, ndërsa në krahasim me korrikun e vitit të kaluar, rritje prej 3,7 për qind.

Në vend të dytë sipas numrit të të paraqiturve në korrik janë enterokolitët me 251 raste. Krahasuar me muajin qershor, numri i të prekurve nga enterokoliti është rritur për 36,4 për qind, ndërsa në krahasim me korrikun e vitit të kaluar ka pasur rënie prej 31,4 për qind.

Për sa i përket ndarjes së sëmundjeve infektive akute sipas grupeve, numri më i madh i përket sëmundjeve me pika. Për to, numri më i madh është për linë e dhenve. Në këtë grup u raportuan 4 raste me mononukleozë infektive dhe skarlatinë dhe nga një rast me shytat infektive, sëmundje legjionare dhe infeksion pneumokokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button