Zgjedhjet në Tetovë, bartësit e listave për Portalb tregojnë prioritetet dhe zotimet e tyre (VIDEO)

Banorët e Komunës së Tetovës të shtunën do të votojnë për përbërjen e re të Këshillin Komunal. Portalb.mk realizoi intervista me bartësit e listave për këshilltarë të cilët janë pjesëmarrës në këto zgjedhje, të njëjtat tani më mund t’i lexoni në ueb-faqen tonë si dhe t’i shihni në platformat Facebook dhe Youtube.

Bartësit e listave folën për prioritetet e tyre të cilat planifikojnë t’i përkthejnë në veprime konkrete për të përmirësuar jetën e qytetarëve, si dhe për katër pika kryesore të cilat ishin edhe pyetjet e parashtruara nga Portalb, konkretisht për: Transparencë dhe llogaridhënie, kaosin në trafik dhe parkingjet, ambientin e pastër (mbeturina dhe ajri) si dhe për rininë. Të intervistuarit në dispozicion kanë pasur shtatë minuta në total, dy për prioritetet dhe pesë për pikat e tjera.

Për t’i lexuar intervistat në formën e shkruar mund të klikoni në linqet në vijim, ndërsa videot i gjeni më poshtë:
(Renditja sipas numrave që janë në listën zgjedhore)

Ftesë për intervistë kanë pasur dhe bartësit nga lista qytetare “Rezisto” dhe nga VMRO-DPMNE, por ata kanë refuzuar të përgjigjen në pyetjet tona. Bartësi nga lista Rezisto refuzoi, për, siç tha për shkak të politikës së bordit të tyre, ndërsa bartësi i listës nga VMRO-DPMNE tha se nuk mund të merr pjesë për shkak të obligimeve dhe agjendës së ngjeshur.

Në zgjedhje marrin pjesë edhe Partia Konservative Maqedonase (Integra), Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë (PDTM), Partia për emancipim të përgjithshëm të romëve (PEPR) dhe Levica (E Majta), kështu duke çuar numrin e subjekteve pjesëmarrëse në këto zgjedhje në 13.

Këshilli i Komunës së Tetovës do të shkojë në zgjedhe pasi nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare për vitin paraprak në afatin kohor, sipas Ligji për Vetëqeverisje Lokale.

Shpërbërjen e Këshillit Komunal e vendosi Qeveria, ndërsa zgjedhjet për me 20 gusht i shpalli kryetari i Kuvendit.

Fushata zgjedhore filloi me 31 korrik ora 00:00 dhe do të zgjas deri sonte ora 00:00. Numri i votuesve është rreth 83 mijë, ndërsa Këshilli i Komunës së Tetovës përbëhet nga 31 këshilltarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button