Ministria vendosi të mos i jep 153 mijë denarë te “Xhoj Fest” për shkak se kishin ndryshuar këngëtarët

Ministria e Kulturës ka vendosur të ndërpresë financimin te “Xhoj Fest”, ngjarje e cila në bazë të Konkursit Vjetor të kësaj ministrie duhet të financohet me 153 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Ministria për Kulturë ka ndërprerë mjetet për “Xhoj Fest” për shkak se nuk kanë informuar për ndryshimin e programit. Mjetet buxhetore të parapara për Shoqatën për aktivitetet kulturore dhe artistike “Xhoj Fest” nga Kriva Pallanka, do të ndërpriten, për shkak se ishin planifikuar interpretues tjerë, e jo një këngëtar i njohur turbo-folk nga Serbia”, raportoi Ministria.

Ministria paralajmëroi që organizatorët e këtij festivali nuk do t;i marrin mjetet e parapara, pasi mjetet ishin planifikuar për promovimin e kulturës, veçanërisht artistët vendas. Kjo ngjarje është në kuadër të aktiviteteve kulturore që zhvillohen në Kriva Pallank.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button