Në mungesë të një zgjidhjeje momentale për park, Komuna zgjidhjen e sheh te Banja e Tetovës

Rikonstruimet në Banjën e Tetovës sipas kryetarit të Komunës së Tetovës do të vazhdojnë bëhen edhe në vazhdimësi me qëllim që i njëjti të jetë nga më të vizituarit, pasi sipas tij aktualisht nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër të qëndrueshme për park të qytetit, shkruan Portalb.mk

Pjesa më e madhe e punimeve në rinkonstruimin e Banjës së Tetovës janë përmbyllur, kështu deklaroi sot kreu i Komunës së Tetovës.

“Janë përmbyllur pjesët që kanë të bëjë me bekatonizimin e kësaj pjese kryesore qendrore, rregullimin e trotuarit- vazhdimin e trotuarit nga pjesa lartë ku ishte i papërfunduar, asfaltimin dhe meremetimin e rrugës si dhe ndarjen dhe organizimin e kësaj pjese, një për veturat dhe për qytetarët dhe për shitësit”, deklaroi Bilall Kasami.

Ndërkaq kanë mbetur edhe disa punë të tjera të cilat kanë mbetur pa përfunduar, për të cilat ai tha se do rregullohen në vazhdim.

Bilall Kasami, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Bilall Kasami, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Do duhet të instalohen edhe dy zhveshtore në kuadër të pishinës, në kuadër të lumit është paraparë që të vendosen edhe disa pajisje disa lojëra për fëmijë. Do duhet të rregullohet edhe mburoja e shtratit të lumit, këto në vazhdimësi do bëhen si investime. Zhveshtorja besoj që brenda vikendit do të jetë gati. Për pjesën e punëve të parkut na thanë se të gjitha punët janë të kontraktuara dhe besoj që brenda 1 jave edhe pjesa e këndit për fëmijë do të jetë gati”, tha Kasami.

Ndër të tjera ai theksoi se pjesa e mburojës duhet të gjejnë një zgjidhje, pasi projekti nuk e ka paraparë, por tani në realizimin e projektit, siç tha ai e shohin se ka nevojë edhe për mburojë.

Ndryshe, punimet për rikonstruimin e kësaj pjese filluan fiks një muaj para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, në kuadër të projektit “Ndërtimi i vendit për piknik në lokalitetin Banja e Tetovës, ku parashihet infrastruktu rarrugore, rregullimi i shtratit të lumit, rregullimi i burimeve termominerale dhe instalimi i pajisjeve urbane. Projekt u mbështet nga Agjencioni për përkrahje të bujqësisë dhe zhvillimit rural, dhe është në vlerë prej 23 milion denarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button