ESM do të blejë edhe 950 mijë tonë qymyr, tenderët të hapur deri në fund të muajit

ESM do të blejë edhe 950 mijë tonë qymyr për nevojat e TEC Manastir dhe TEC Osllomej, sipas dy tenderëve të publikuara javën e kaluar. Kriteri kryesor i të dy tenderëve që mund të arrijnë edhe deri në 50 milionë euro në pajtueshmëri me çmimin aktual të qymyrit është – çmimi më i ulët i ofruar, njofton Portalb.mk.

Për TEC Manastir kërkohen 600 mijë tonë shtesë qymyr, oferta më e vogël mund të jetë 200 mijë tonë, a operatori është i obliguar të dorëzojë 50 mijë tonë çdo muaj. Për TEC Osllomej sasia është 350 ijë tonë, a sasia më e vogël e ofruar të jetë 100 tonë, transmeton Telma.

ESM tanimë ka blerë 550 tonë qymyr për nevojat e TEC Manastir dhe TEC Osllomej për të cilat ka paguar mbi 30 milionë euro. Pjesën më të madhe të qymyrit do ta dorëzohjë kompania shqiptare “Taj Tuers” për shumë prej 22 milionë euro, derisa 150 mijë tonë tjerë do t’i dorëzojnë dy kompani anonime me pronar të përbashkët, banor nga Reçica e Vogël, të themeluara në ditën kur është publikuar tenderi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button