Një 28-vjeçare nga Shkupi dyshohet se ka vjedhur një foshnje 7 ditëshe

Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore të Shkupit ka dorëzuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një 28-vjeçare nga Shkupi, e dyshuar për veprën penale, vjedhje sipas nenit 141, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, njofton Portalb.mk.

“Më 16 gusht, në pjesën e bodrumit të Qendrës Tregtare të Qytetit – Shkupit, e dyshuara ka kryer vjedhje të fëmijës së mitur – foshnje vetëm 7 ditëshe. Prindërve të foshnjës e dyshuara u është ofruar që t’u ndihmojë që të arrijnë deri te Poliklinika “Bit Pazar”. Në Qendrën Tregtare të Shkupit ata e kanë lutur të dyshuaren që ta ruajë beben derisa të blejnë diçka për të ngrënë, pas së cilës ajo është larguar bashkë me foshnjën. Me taksi është larguar drejt Gjorçe Petrovit, a më pas edhe drejt shtëpisë së saj, ku zyrtarët policorë kanë arritur që ta gjejnë dhe ta privojnë nga liria. <e veprimet e këtilla, e dyshuara i ka parandaluar prindërit që të jenë me foshnjën e tyre më shumë se 4 orë, gjithashtu ka shkaktuar edhe rrezik për shëndetin e foshnjës”, thonë nga Prokuroria.

Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarën, pasi që ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë se ka rrezik për arratisje, por edhe frikë se do t’i mbulojë gjurmët e veprës penale dhe do ta pengojë hetimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button