RMV, u arrestuan 5 persona dhe u konfiskua drogë e vlerë prej 800.000 eurove në një fabrikë për kanabis

Pesë persona janë arrestuar, a është konfiskuar drogë me vlerë prej 800.00 euro gjatë bastisjes në një fabrikë për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Manastir, të cilës i është marrë leja për punë, por e njëjta ka vazhduar të prodhojë marihuanë, kumtojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

Bastisja në hapësirat e fabrikës është zbatuar mbrëmë nga zyrtarët policor të Njësisë për Tregti të Paligjshme me Drogë, në koordinim me ekipet e Njësitit Special Antiterrorist “Tigri” dhe SPB Manastir.

“Gjatë kontrollit të presionit juridik, në një prej hapësirave janë kapur dy femra të cilat në moment të përpunimit dhe paketimit të lules së thatë të kanabisit, derisa në një hapësirë të fabrikës është gjetur sasi e madhe e lules së thatë nga kanabisi”, kumtoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq-Talevska.

Nga Policia kumtuan se kanë marrë informata se personi juridik prodhon ende marihuanë, pavarësisht se është miratuar vendim nga Qeveria për marrjen e licencës për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Për këtë është siguruar urdhër për bastisje nga Gjykata Themelore e Manastirit.

Në koordinim me Prokurorinë Publike të Manastirit, droga e gjetur është paketuar në 67 thasë, me peshë të përgjithshme prej 250 kilogramë. Pesë persona janë arrestuar në stacion policor, ndërkaq pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër të gjithë personave të arrestuar do t’u dorëzohet padi penale për prodhim ilegal të drogave narkotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button