fbpx

100 milionë amerikanë do të përjetojnë temperatura ekstreme deri në vitin 2053

Deri në vitin 2053, më shumë se 100 milionë amerikanë do të jetojnë me temperatura ekstreme të nxehta gjatë verës. Kriza klimatike është duke sjellë rreziqe të reja dhe përkeqësim të shëndetit të njerëzve, transmeton Portalb.mk.

Sipas një studimi të ri, në një moment në vitin 2023, rreth 8 milionë njerëz në SHBA pritet që të përjetojnë temperatura mbi 52 gradë Celsius, shkruan Independent.

Raporti i cili u publikua nga Fondacioni jofitimprurës First Street, zbuloi që deri në vitin 2053, këto lloj ekstremesh mund të prekin 107 milionë njerëz në qark, në një “rrip të nxehtësisë ekstreme” që mbulon rreth 25 për qind të SHBA-së.

Rritja ekstreme e temperaturave mund të jetë shkatërrues për shëndetin publik, pasi temperaturat e larta mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë gjendje të rënda shëndetësore.

“Rripi” i ri përfshin qytete të mëdha si St Louis, Missouri dhe Chicago, Illinois.

Raporti shqyrtoi gjithashtu “indeksin e nxehtësisë”  i cili kombinon temperaturat dhe lagështinë për të përshkruar se sa nxehtë “ndihet” në një ditë të caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button