Mariçiq: Skriningu i BE-së është dy vjet, ka kohë për ndryshimet kushtetuese dhe për ndërrimin e librave

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për shtyp tha se institucionet shtetërore në Maqedoni dhe Bullgari do t’u duhen dy vjet për koordinim, në bazë të parimit të reciprocitetit, t’i zbatojnë rekomandimet e Komisionit të Përzier për Çështje Historike, njofton Portalb.mk.

Komisioni i Përbashkët Historik të hënën nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme publikoi deklaratë të përbashkët për nderimin e personazheve mesjetare Car Samoil, shën Kirili dhe Metodi, shën Klimenti i Ohrit dhe shën Naumi dhe korrigjime nga periudha mesjetare në librat bullgare dhe maqedonase të shkollave fillore.

“Ka shumë procedura të cilat duhet të bëhen, por për ne është e rëndësishme që rezultatet të inkorporohen në shoqëri pa e humbur interesin tonë”, tha Mariçiq.

Zëvendëskryeministri tha se pret që Sofja ta zbatojë marrëveshjen në periudhën e ardhshme.

“Ia vlen nëse shtatë historianë që i kemi vendosur, janë pajtuar me atë tekst, kështu që nëse ajo hapë vizion të përbashkët, duhet të vlerësohet dhe respektohet. U besoj njerëzve që punojnë atje. Gjithçka që do të bëjmë ne, presim ta bëjë edhe Sofja”, deklaroi Mariçiq.

Ai gjithashtu tha se anëtarët e Komisionit për disa periudha specifike mund të kërkojnë konsultime edhe nga ekspertë të huaj, të cilët nuk janë anëtarë në komitet.

“Bëhet fjalë për ekspertë me renome të cilët punojnë edhe në universitete të huaja dhe të cilëve askush deri më tani nuk ua ka kontestuar ekspertizën. Punojnë në Institutin për Histori Nacionale dhe me vite punojnë në institucione tjera arsimore. Gjithsesi se mund të japin ftesa për ekspertizë edhe te ekspertë tjerë”, deklaroi Mariçiq.

Në lidhje me procedurën për ndryshimet ligjore në Kuvend, Mariçiq tha se ajo do të fillojë në fazën e mëtutjeshme, duke theksuar se skrinigu na jep kohë të mjaftueshme që të bëhen.

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga BullgariaSofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz TitoKy kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button