FRI dega – Tetovë dekoron semimaturantët e suksesshëm

Me moton “Ta nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë” FRI vazhdon traditën, tashmë 10-vjeçare të shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë.

Në këtë manifestim morrën pjesë përfaqësues të Komunave të rajonit të Tetovës,përfaqësues të FRI, nxënës prindër dhe dashamirë të aktiviteteve të këtilla që në rradhë të parë kanë nxitjen e dijes dhe krijimin e gjeneratave të shëndosha.

”Sado simbolike që janë këto dekorime për semimaturantët,me këtë,ne dëshmojmë se kujdesemi për nxënësit e mirë dhe u qëndrojmë pas tyre në përpjekjet për të avancuar dijen.Është viti I dhjetë me rradhë që ndërmarrim këtë aktivitet me të vetmin qëllim që të investojmë në dijen dhe të përkujdesemi që nxënësit e mirë të kenë trajtimin e duhur në të ardhme,t`u qëndrojmë afër edhe prindërve të tyre,shkollave dhe arsimtarëve me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit” – theksoi Fisnik Shabani nga FRI – Dega Tetovë.

Nxënës të shkollave të ndryshme nga Tetova dhe rrethinë janë dekoruar për rezultatet e treguara gjatë këtij viti shkollor duke dëshmuar në këtë mënyrë se FRI plot 10 vite rradhazi,pa interes personal dhe pa dobi materiale,me qëllim të pastër, epiqendër e ka  vendosur ngritjen e vetëdijes shkollore të nxënësve,stimulimin për avancim shkencor dhe siç thamë krijimin e gjeneratave të shëndosha.Janë dekoruar këto nxënës nga FRI – Dega në Tetovë.

-Semija Islami,Sh.F “Ibrahim Temo”-Strimnicë

-Dardan Abdullai,Sh.F. “7 Marsi” – Çellopek

-Blend Uzairi,Sh.F. “Istigball” – Tetovë

-Agron Demiri,Sh.F. “Luigj Gurakuqi” – Zhelinë

-Indrit Vlashi,Sh.F. “Goce Dellçev” – Tetovë

-Donalt Jakupi Sh.F. “Migjeni” – Tetovë

-Bleron Ajredini Sh.F. “Liria” – Zherovjan

-Endrit Muaremi Sh.F. “11 Tetori” – Urviç

-Altrim Mamuti Sh.F “Liria” – Tetovë

-Fitore Reani Sh.F “Asdreni” – Gllogjë

-Xheneta Aliji Sh.F. “Fan Noli” – Trebosh

-Fatjona Abdiji Sh.F. “Naim Frashëri” – Tetovë

-Emira Abdiji Sh.F. “Sami Frashëri” – Pirok

-Fikrije Mema Sh.F. “Kirili dhe Metodi” – Tetovë

-Hidije Iljazi Sh.F. “Rexhep Voka” – Shipkovicë

-Arta Bakiu Sh.F. “Ismail Qemali” – Nerasht

-Mirlinda Ismaili Sh.F. “Eqrem Çabej” – Sllatinë

-Rilind Iseni Sh.F. “Shemshova” – Shemshovë

-Artan Xhelili Sh.F “Përparimi” – Reçicë

FRI sivjet ndau edhe mirënjohje për bashkëpunëtorët e këtij aktiviteti,pasiqë përkrahja mediale ,mbështetja materiale e këtij aktiviteti ka qenë mjaft me rëndësi.Me këtë rast me mirënjohje u nderuan Fadil Lushi I BZHA,Qendra FLUENT,Komunat e Tetovës,Zhelinës dhe Bërvenicës Furkan-Shkup si dhe TVart dhe TvKoha.

Gjatë këtyre 10 viteve të të dekorimit të semimaturantëve më të mirë,FRI ka dekoruar plot 250 nxënës të shkollave përkatëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button