Për herë të parë në Shqipëri shkon një kryepeshkop serb radikal ndaj shqiptarëve

Kryepeshkopi serb Irinej do të shkoj në Tiranë, i ftuar nga kryepeshkopi Janullatos, për të marrë pjesë në përurimin e katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Kjo është hera e parë që në Shqipëri vjen kryepeshkopi serb, i cili njihet për qëndrimet e tij radikale ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës.

Ai ka deklaruar në të shkuarën se Kosova për Serbinë është njësoj si Jerusalemi për hebrenjtë.

Në ceremoni do jenë të pranishëm edhe disa nga drejtuesit më të lartë të kishës ortodokse në rajon, si patriarku i Rumkanisë, ai i Jerusalemit, kryepeshkopi i Athinës, i Qipros, etj.

Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, është ndërtuar në qendër të kryeqytetit, në një truall që u dha gradualisht nga autoritetet shtetërore (2001-2005) në kompensim të truallit të kishës së vjetër katedrale të Tiranës, e cila u shkatërrua nga regjimi ateist më 1967.

Për studimin arkitekturor të veprës, në vitin 2002 u zhvillua një konkurs ndërkombëtar, ku fitues u shpall zyra “Papadatos Partnership LLP Architects”, nga Nju Jorku.

Në vijim, projektit fillestar iu bënë përpunime të mëtejshme./gazetattema/

Lajme të ngjashme

Back to top button