Pendarovski u dekorua me medalje nga Garda Nacionale e Vermontit: Ka potencial për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Presidenti Stevo Pendarovski sot e ka pranuar komandantin e Gardës Nacionale të Vermont, gjeneral-major Gregori Najt. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin mes Armatave të Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Nacionale të Vermonit e cila realizon trajnim të përfaqësuesve të dy armatave, realizim të trajnimeve të përbashkëta, por edhe pjesëmarrje të përbashkët në misione paqësore, njofton Portalb.mk.

“Presidenti Pendarovski theksoi se SHBA janë mbështetësi ynë kryesor prej pavarësisë e deri sot, a bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes e cila fillon nga formimi i forcave tona të armatosura në vitin 1992 vazhdimisht avancohet dhe thellohet. Si konfirmim për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ishte pjesëmarrja e përbashkët në trajnimin “Përgjigje e shpejtë 22” në Krivollak, e sponsorizuar nga Armata e SHBA-së në Evropë bashkë me forcat gjashtë anëtareve tjera të NATO-s, në të cilën morën pjesë rreth 4.600 ushtarë”, thuhet në kumtesën e Presidencës.

Gjatë takimit është folur edhe për Deklaratën për Partneritet Strategjik dhe Bashkëpunim e prej vitit 2008 dhe aranzhimet juridike bilaterale, të cilat sigurojnë kornizë të gjerë për bashkëpunim dhe u theksua se ka potencial për thellimin e partneritetit strategjik.

Takimit i ka paraprirë manifestimi në Kabinetin e Presidentit, në të cilin gjeneral-major Gregori Najt i ka ndarë “Medalje për merita” presidentit Pendarovski për arritje të veçanta në periudhën 12 maj 2019 deri më 9 korrik 2022, si mbështetës i jashtëzakonshëm dhe i rëndësishëm i programit shtetëror për partneritet me Gardën Nacionale të Vermontit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button