Çfarë kanë mediat e huaja me Erdoganin?

Nga mënyra se si është ndërtuar Turqia e sotme, të cilës si duket ia ka lakminë e gjithë bota, me siguri do të donin shumë lider të kopjojnë modelin e këtij shteti. Megjithatë, të parashtrojmë pyetjen, pse lideri këtij vendi po sulmohet me të madhe nga mediat e huaja dhe për çdo ditë tentohet të njolloset emri i tij?

A thua vallë çka kanë ata që merren kaq shumë me liderin, i cili dukshëm i kalon përmasat e të zakonshmes dhe nuk mund të krahasohet me ndonjë lider ne këto dekadat e fundit.

Pamë se si mediat botërore tentuan që përmes tragjedisë së Soma-s ta kritikojnë kryeministrin turk, madje disa prej tyre veprimet e tij i quajtën jashtë çdo logjike. Unë nuk e kuptoj aspak, në gjithë atë rrëmujë e tragjedi që e kaploi shtetin e tij, se çfarë veprime paska bërë Erdogani për tu quajtur jashtë çdo logjike? Me gjasë ky ishte vetëm thjesht një sulm i radhës drejt tij.

Protestat kundër tij çdo ditë e më shumë po shtohen. Protesta në të cilat kanë gisht edhe mediat e huaja të cilët edhe vitin e kaluar u akuzuan si nxitës të tyre. Por edhe përkundër kësaj dhe sulmeve të këtilla kryeministri i këtij vendi mbetet i pamposhtur. Shumë ekspertë janë të bindur se ai do të zgjidhet edhe president i Turqisë nëse vendos që të garojë.

Sipas meje mediat e huaja kanë filluar të luajnë rolin e komentuesit. Ato kanë filluar të botojnë komente dhe jo lajme që pasqyrojnë realitetin në Turqi. Por ata dështojnë si që dështuan edhe vitin e kaluar me protestat në Gezi parkun.

Nëse e analizojmë mirë, do të shohim se mënyra si funksionon ky vend është vërtet për ta pasur lakmi. Turqia e sotme është një shtet i organizuar në të gjitha sferat. Jo-rastësisht zhvillimi ekonomik i Turqisë, ka bërë që anëtarësimi në BE të mos hyjë tek prioritetet e popullit. Në një studim të fundit rreth mbështetjes popullore në Turqi për anëtarësimin në BE, u zbulua se ambiciet e turqve në këtë drejtim kanë filluar të ftohen vit pas viti, sidomos pas zhvillimit ekonomik të vendit, me në krye partinë për Drejtësi dhe Zhvillim. Jo se turqit nuk duan integrimin, por thjeshtë se jetojnë mirë.

Mbi të gjitha, përgjigjen më të saktë për atë se sa populli e do Erdoganin edhe përkundër gjithë vrerit të mediave të huaja e dhanë zgjedhjet lokale që u mbajtën para disa muajve.

Partia e tij doli fitimtare absolute. Besoj që suksesi i njëjtë do të përsëritet edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Vetem gjate vitit 2013 ne Soma ka patur mbi 4000 aksidente, dhe opozita ka ngritur nje mocion ne parlament vetem nje muaj para tragjedise ne Soma per te diskutuar sigurine neper miniera – por partia e Erdoganit e shperfilli kerkesen e opozites dashakeqe dhe e neglizhoi deri ne fund problemin… Kur te shkruash per nje dukuri – duhet te mesosh pak me shume lidhur me te…

    1. ari, ia ke fut kot! Të pretendosh se ka pasur mbi 4000 aksidente brenda nje viti do të thotë se në atë minierë për çdo ditë të ketë pasur mbi 15 aksidente, pretendim i pabazë që logjika e shëndoshë nuk e pranon. Kur të kritikosh pa logjikuar, fundi del se ja fut kot!

    2. Ari cfare sratistike e gabueshme thjesht tragjedi!!! Po ske faj ti po Gjylenistet cka ua kan mpi mendjen dhe dukshem e keni humb logjiken e krahasimit dhe realitetit. Dicka me shtu as Erdogani spo me intereson, vec shkrimi me vend me analize te mire realitetin dukshem ja ka prezentu lexuesve Zekerija M.

  2. Fillimisht dua te pergezoj autorin se qenka i i ri per shkrimin qe ka bere.. Sipas meje deri diku shkirmi qenka qe tregon deri diku realitetin ne qe po ndodh tani, eshte shume evertet se mediat e huaja tentojn te njollosin Erdoganin

  3. Te njejtin opinion e kam edhe une me autorin. Se mediat e huja vjellin vrer ndaj Turqise eshte e vertet dhe kjo shihet nese jeni qe i lexoni ato

  4. Protestat i nxisin me shume mediat e huaja dhe jo rastesisht vitin e kaluar u arresetuan disa spiun

  5. menyra si funksionon Turqia eshtë vertet per ta pasur lakmi, po lideret tane a do ta bejn vendin tone keshtu si Turqiaa??????

  6. Se pari desha te pergezoj auotrin se shume i ri qenka po paska bere shkrim perfekt..
    Sa per erdoganin nuk ka nevoj ne te shrpehim dashuri. ate e tregon populli i vet se sa e don 😛

  7. Erdogani ka shume te mira ka edhe ndonje te keqe si çdo politikan…por qe vendi eshte zhvilluar fal tij kete nuk e mohon askush ne turqi…ndersa per soma-n ishte paralajmeruar nga partia tjter vetem 2 jave me pare por qe nuk ju vu veshi nga asnjera parti…ama jo sepse ne mınıere ne 2013 kan ndodhur mbı 4000 aksıdente kjo nuk eshte aspak e vertete por sepse nuk kıshte shume kushte mbıjetese ne raste fatkeqesıe sı e asaj qe ndodhı…nje pakic e turqve jan kundra tij sepse tani jan ne gjendje shume te mire fal erdoğanit edhe duhet perdorur shprehja kalova lumin te dh…. kalin…por shumica edhe refugjatet qe jetojn jan teper te lumtur….sepse vertete ne turqi njeri ka shume te drejta…ekonomı…cdo gje qe mund te deshiroj nje njeri edhe kjo fal erdoganit

Back to top button