Finlanda do reduktojë me 90 përqind numrin e vizave për qytetarët rusë

Finlanda njoftoi se për shkak të luftës që vazhdon mes Rusisë dhe Ukrainës do të reduktojë me 90 përqind numrin e vizave që jep për qytetarët rusë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Politico, ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto, ka njoftuar se vendi i tij që nga shtatori do të pranojë vetëm 10 përqind të aplikimeve për viza të turistëve rusë.

Me këtë vendim pritet që viza të jepen vetëm për 100 nga rreth 1.000 aplikime për vizë që bëhen në ditë nga shtetasit rusë në Finlandë.

Teksa mendohet se mund të sigurohen përjashtime për çështjen e vizës për disa grupe si gazetarët, opozitarët ose aktivistët, ministri Haavisto tha se Ministria e Jashtme do të diskutojë me Ministrinë e Brendshme lidhur me çështjen e programit.

Republika Çeke, Lituania, Estonia, Letonia dhe Polonia për të rritur presionin mbi Rusinë kanë pezulluar dhënien e vizave për qytetarët rusë, ndërsa Gjermania e refuzon këtë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë të mbajtur dje, duke bërë të ditur se ndalesa e udhëtimit ndaj Rusisë minon sanksionet e synuara deklaroi se “Kjo nuk është lufta e popullit rus, është lufta e Putinit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button