fbpx

Pas disa ditësh defekt, aparati i rentgenit në Qendrën Klinike të Shkupit sërish është vënë në funksion

Aparati i rentgenit të Institutit të Radiologjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, prej sot sërish është vënë në funksion, pasi që disa ditë nuk ka punuar. Qytetarët janë detyruar që incizimet t’i bëjnë në Spitalin “8 Shtatori”, Klinikën për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” ose në spitale private, shkruan Portalb.mk.

Në Qendrën Klinike të Shkup “Nënë Tereza”, qytetarët nuk kanë mundur ta marrin shërbimin për rëntgen, pasi që aparati nuk ka punuar. Portalb.mk, vizitoi Qendrën Urgjente, ku pacientë të cilët e kërkonin urgjentisht shërbimin, ridestinoheshin për në spitale tjera.

“Nuk punon aparati i rentgenit, shkoni në “Spitalin e Qytetit” apo në “8 Shtator”, deklaronin nga stafi i pranimit të Qendrës Urgjente, ku në mesin e pacientëve kishte dhe fëmijë.

Për më shumë se 3 orë sa qëndruam aty, më shumë se dhjetë pacientë nuk e morën shërbimin në fjalë.

Nga Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së djeshme konfirmuan për problemin dhe thanë se bëhet fjalë për defekt afatshkurtër të aparatit, janë porositur pjesët rezerve të nevojshme dhe vijon rregullimi, i cili pritet të mbarojë deri në fund të javës, pas së cilës aparati sërish do të vendoset në funksion.

“Pacientët e marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor në Spitalin “8 Shtatori” dhe në Klinikën për Sëmundje Kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, deri te të cilët nga Klinika për Radiologji menjëherë është dërguar njoftim për pranim të përkohshëm të pacientëve deri në tejkalimin e defektit afatshkurtër”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në mëngjesin e sotëm nga MSH, njoftuan se aparati është rregulluar dhe prej sot është vënë sërish në funksion.

“Është tejkaluar defekti afatshkurtër dhe prej sot aparati i rentgenit është lëshuar në përdorim”, thonë nga MSH për Portalb.mk.

Faktor”, ka biseduar me disa pacientë, disa prej të cilëve incizimin rentgen e kanë bërë në spitale private, ndërkaq ata që nuk kanë pasur mundësi financiare, kanë humbur së paku 3-4 orë ose ditën tjetër kanë shkuar në ish Spitalin e Qytetit ose në Spitalin “8 Shtatori”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button