BE për projekte të reja në RMV ka miratuar mjete të pakthyeshme në vlerë prej 225,6 milionë euro

Në fund të korrikut të vitit 2022, Bashkimi Evropian i miratoi projektet e para për zbatimin e planit ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor, gjatë së cilës Maqedonia e Veriut ka aplikuar me katër projekte investuese dhe ka marrë ndihmë për çdonjërin prej tyre në vlerë të përgjithshme prej 225,6 milionë euro. Bëhet fjalë për mjete të pakthyeshme – grante, pra ndihmë financiare që nuk duhet të kthehet mbrapa, për dallim prej kredive, transmeton Portalb.mk.

Projektet e miratuara për thirrjen e fundit për grante investuese janë si vijon: Për projektin e hekurudhës Maqedoni-Bullgari në kuadër të korridorit tetë, seksioni Kriva-Pallankë – kufiri me Bullgarinë, është ndarë grant prej 149,2 milionë euro. Për projketin për blerjen e pajisjeve për Oslomej 1 stacioni fotovoltaik është ndarë grant prej 1,6 milionë euro. Për projketin për blerjen e pajisjeve për Oslomej 2 dhe Manastir qendra fotovoltaike është ndarë grant prej 5 milionë euro. Për projektin e pastrimin të ujërave të zeza në Shkup, janë ndarë grante prej 69,8 milionë euro. Në kuadër të thirrjes së gjashtë për grante infrastrukturore janë miratuar grante në vlerë prej 1,1 miliard euro për gjashtë vendet e rajonit, ndërsa projektet e Maqedonisë marrin pjesë me 20,5 përqind  të kësaj vlere të miratuar.

Për këtë sot informoi zv.kryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq në konferencë për media. Mariçiq tha se tani me fillimin e skriningut dhe me hapjen e këtyre kapitujve, qytetarët do të vlerësojnë përparimin e vendit për implementimin e këtyre standardeve në të gjithë shoqërinë.

“Me kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor të cilën tashmë Maqedonia e Veriut e shfrytëzon, financohen prioritetet strategjike nga plani investues ekonomik për Ballkanin Perëndimor, promovuar në tetor 2020. Atëherë komisioneri Varhelji njoftoi 9 miliard euro për periudhën 2021-2027, investime që do të tërheqin 20 miliard euro shtesë nga institucionet investuese. Nëse bëjmë krahasim me vendet tjera në rajon, lehtë mund të shihet se çdo herë e më mirë i shfrytëzojmë fondet e BE-së”, tha Mariçiq.

Ai më tej sqaroi se Maqedonia e Veriut ka marrë pjesë në të gjitha 28 thirrjet ndihmës-teknike, që janë publikuar deri tani dhe në të gjitha 7 thirrjet për grante investuese. Janë miratuar 43 grante në vlerë prej 2,6 miliard euro. Për vlerën e përgjithshme të investimeve prej 421,4 milionë euro, plotësuar me kredi prej rreth 600 milionë euro. Nëse kjo shumë ndahet me numrin e popullsisë vijmë në pothuajse 230 euro për kokë banori, gjë që e vendos vendin tonë në vend të dytë të shfrytëzimit të fondeve evropiane nga fondi i investimeve për Ballkani Perëdimor, menjëherë pas Malit të Zi.

Në fund të korrikut të këtij viti, BE miratoi projektet e para për zbatimin e planeve investuese ekonomike për Ballkanin Perëndimor.

“Ne nuk ndalemi këtu. Në fillim të vitit 2023 vijon një ofensivë re investuese me para evropiane. Në thirrjen vijuese për grante investuese Maqedonia do të marrë pjesë me 3 projekte të reja, me vlerë të përgjithshme prej 53 milionë euro, edhe atë, dy projekte nga fusha e energjetikës, renovimin e gjashtë hidrocentraleve dhe ndërtimin e parkut të erës në Bogdancë dhe një në fushën e mjedisit jetësor, ndërtimin e qendrave rajonale për mbetje të rënda në Pollog, Pellagoni, Vardar, në rajonin jugperëndimor dhe juglindor. Në mënyrë shtesë në bashkëpunim me bankën gjermane për zhvillim KFB, do të punohet në efikasitet energjetik të të gjithë konvikteve studentore në pronësi të shtetit”, deklaroi Mariçiq.

Sa i përket, IPA3, ai tha se është koncept i ri investues i BE-së lidhur me mbështetjen para-qasëse të vendeve të BP, i cili filloi të planifikohet gjatë 2020 dhe deri tani janë realizuar aktivitetet vijuese: është përgatitur përgjigje strategjike për shfrytëzimin e IPA3 për periudhën 2001-2007, ky dokument revidohet çdo vit dhe në korrik të këtij viti SÇE dorëzoi draft-përgjigjen e parë strategjike në KE. Janë programuar, programet vjetore për financim për vitin 2021 dhe 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button